Live Stories from Prishtina

LIVE

Dje n’Kosovë

Dje n’Kosovë

Zemra e Ballkanit, sikur nuk po rrehë!

Sa ironike është gjithçka lexues, në jetë nëse nuk merr atë që dëshiron, vuan; nëse merr atë që nuk dëshiron, përsëri vuan; edhe kur merr pikërisht atë që dëshiron, prap vuan, sepse nuk mund ta mbash përgjithmonë. Mendja jote është burimi i kësaj vuajtjeje. Ajo dëshiron të jetë e lirë nga ndryshimi, e lirë nga dhimbja, e lirë nga detyrimet e jetës dhe vdekjes. Por ndryshimi është ligj dhe asnjë sasi vetëmashtrimi nuk do ta ndryshojë këtë realitet.


26 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

N’lindje e n’perëndim! Dje n’Kosovë

I dashur lexues më lejo të të kujtoj diçka: Edhe një tullë dëshiron të bëhet diçka. Të ngrihet mbi vetveten, të shndërrohet në diçka më të madhe; në një katedrale, një piramidë, një rrokaqiell. Asgjë në këtë botë nuk është thjeshtë ajo që duket. Nuk ka “vetëm një tullë”, sikurse nuk ka “vetëm një njeri”. Të gjitha gjërat kanë dëshirën për të qenë më shumë, për të ndërtuar dhe për të krijuar kuptim.


23 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

Dje në Kosovë, në pika të shkurtëra! A ka vend për më mirë?

Kur je në prag të dorëzimit, mos e merr si rastësi. Ai moment është testi i fundit.
Shumica dorëzohen aty. Por jo ti. Sepse ke ardhur shumë larg për t’u tërhequr tani.
Zgjedhja është e jotja: ose jep gjithçka deri në fund, ose jeto me krenarinë që nuk e le veten të dorëzohesh!
Mos harro, Morgan Freeman nuk e mori rolin e tij të parë të madh në film para moshës 52 vjeçare.


21 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

“Ku rafsha mos u vrafsha” – Dje n’Kosovë

Miku im i mëngjesit, lumturia është e zhurmshme, ndërsa paqja është e qetë. Ne e ndjekim “lumturinë” sikur të ishte forma përfundimtare, por gjithçka që ngrihet mund edhe të bjerë. Çdo gjë që fitojmë, mund edhe ta humbasim. Lumturia është veçse një vizitore, ndërsa paqja është shtëpia jonë. Nuk ka të bëjë me ndjesinë e vazhdueshme të euforisë, por me atë që ndihesh mirë edhe kur jeta nuk është perfekte. Ndoshta ajo që vërtet kërkojmë nuk është më shumë gëzim, por më pak kaos.


20 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

Një grusht vend – 100 probleme!

Thonë se asnjë njeri në momentet e fundit të frymëmarrjes, nuk i kërkon trofetë, çertifikatat e diplomimit apo medaljet, nuk thonë “m’i sjell trofet t’i shoh edhe njëherë”, çka duan në dhomë në ato momente që mendojnë se kanë pak minuta para vetes janë njerëzit që i duan. Të përmbushesh, të kesh famë, të ardhme të ndritur – të gjitha janë qëllim të mira, por pa dashuri… tingëllon vetëm bronzi!


19 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

Mos shkel në dërrasë të kalbur – Dje n’Kosovë!

A di çka kujtova sot, një rol të Jim Carrey-it, në filmin “Yes man”, me rolin e Carl Allen, i cili punon në bankë, konkretisht në departamentin e kredive personale. Allen në film njihet si ai personi negativ që përherë thotë “jo” dhe një ditë vendos të dalë jashtë korrnizave të tij. Thotë “po” për gjithçka. Çka dua edhe unë të them është: njëjtë si Allen, që pasi provoi diçka të re, u njoftua me dashurinë, edhe ti lexues i dashur nëse provon të hapesh ndaj të panjohurës afrohesh me njerëz dhe përvoja që nuk i kishe menduar kurrë. Mendoje prap!


18 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

Rritemi kur s’kemi zgjidhje, ja çka ndodhi dje në Kosovë!

Njeriu nuk ndryshon kur ka kohë, por kur nuk ka zgjidhje tjetër. E megjithatë, pikërisht në ato momente kur mendon se nuk ke asgjë më për të dhënë zbulon forcat që nuk e dije se i kishe. Aty lind rritja: jo kur është lehtë, por kur është e nevojshme.


17 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

“Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama”

Oktapodët kanë tre zemra dhe dy prej tyre ndalojnë së rrahuri kur ata notojnë. Pra, në mënyrë që të lëvizë përpara, atij i duhet të heqë dorë nga një pjesë e vetvetes përkohësisht. Sot mendoj që ndoshta edhe ne njerëzit kemi nevojë për një ndalesë të tillë jo fizike, por shpirtërore, që gjithçka të bjerë në vendin e vetë pa e kontrolluar.


16 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

15 pika, zero logjikë dhe një javë me kufij të turbullt! Informatat që e përshkruajnë javën n’Kosovë

Çka ndodhi javën që shkoi? Gjëra që s’janë të reja, por po përsëriten me zhurmë më të madhe.


14 Qershor, 2025

Dje n’Kosovë

Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën! Dje n’Kosovë

Në jetë i dashuri/dashura ime je shumë më i pasur se sa mendon. Nëse ke një kulm mbi kokë që nuk “lëshon” kur bie shi. Nëse ke ngrënë një vakt sot. Nëse ke rroba të pastra për t’u veshur dhe frymë pa dhimbje për të marrë. Nëse ke kujtime që të bëjnë të buzëqeshësh dhe ujë të pastër sa herë ke etje. Nëse ke një jastëk ku mbështet kokën në fund të ditës.  Mirënjohja fillon pikërisht aty ku përfundon krahasimi!


13 Qershor, 2025