Dje n’Kosovë

Ç’ndodhi ndërkohë që ishe i/e zënë: 5 zhvillime kryesore të javës në Kosovë, nëse i ke humbur!
Ke humbur ndonjë lajm këtë javë? Mos u ndje keq jeta është më e lodhshme se lajmet. Ne i kemi mbajtur disa shënime të rëndësishme. Këtu janë pesë storjet e javës që mund të t’i kenë shpëtuar këtë javë, të kuruara nga redaksia e Paper dhe të personalizuara për ty.
8 Qershor, 2025

Çka patëm sot në tryezë? A ka qenë gjithmonë kështu? Harro politikën, sot është Bajram! (album fotosh)
Disa njerëz duhet të jetojnë në hapësira të mëdha, ku qielli vazhdon përgjithmonë. Ku të gatuash, të peshkosh, të flesh, të sakrifikosh, të bësh përpjekje për ta përmirësuar shoqërinë, të jesh falënderues nën atë qiell të madh nuk janë aktivitete, por një mënyrë jetese.
6 Qershor, 2025

703 milionë për buxhetin – Dje n’Kosovë!
I dashur lexues, më e bukura e njerëzimit është kur ndihemi paqare dhe strehën e vetme e gjejmë te lutja. Sot uroj që jeta të të dhurojë një mijë arsye për të qeshur. Uroj që kujtimet e dhimbjes të zbehen ngadalë, si një ëndërr që humbet në mëngjesin e butë. Lutem që lotët e radhës të mos jenë më nga dhimbja, por nga emocionet e bukura.
5 Qershor, 2025

Kur thyhet qielli, por jo tavani i Kuvendit!
Ka diçka tronditëse në këtë mendim “kurrë më nuk do të jemi kaq të rinj sa jemi sot.” Jo vetëm në moshë, por në mendje, në ndjeshmëri, në ëndrra që ende nuk janë tharë nga zhgënjimi.
Jeta ndonjëherë na bën me u vonu. Me i shty gjërat për “kur të kem kohë”, “kur të jem më i/e sigurt”, “kur të jetë momenti i duhur”. Po çka nëse bash tash, sa po lexon këta rreshta është momenti.
4 Qershor, 2025

598 euro dhe një ëndërr: A jeton dikush me statistika?
A e dinë, lexues, çka është e bukur në këtë jetë? Kur prindërit nuk “këpusin” shkarravinat tua kur ke qenë i vogël, veç për të ruajtur kujtimin për ty. Kur nuk e largojnë atë këndorën tek dollapi që e patën vendosur që ti ti të mos e lëndosh kokën, apa kur nuk e kanë fshirë atë bredhin e vogël që ti e pate vizatuar në mur edhe pse t’i kishin fshehur ngjyrat! Kur i vëren këto, e kupton bukurinë e jetës!
3 Qershor, 2025

Dje në Kosovë: një festë, një mungesë dhe një faturë pa fund!
Për çdo njeri që po përpiqet të rindërtojë jetën pas një periudhe të vështirë, po të them se ke treguar guxim më shumë se që mendon. Njerëzit nuk e dinë se sa fuqi kërkon të ngritesh çdo ditë, të përballesh me veten, të përballesh me mendimet që të lodhin, e prapëseprapë të zgjedhësh jetën. E ke bërë më parë. Do ta bësh edhe tani. Vazhdo përpara edhe ky kapitull do të bëhet dëshmi e forcës sate.
2 Qershor, 2025

Nëse kërkon më shumë, mos u anko për peshën! Dje n’Kosovë
Nuk është kjo pikërisht ajo që kërkove lexues? Kërkove rritje dhe jeta të solli jorehati? Kërkove sukses dhe jeta të kërkoi sakrificë? Nuk mund t’i kesh të dyja: edhe rritje pa dhimbje, edhe arritje pa përpjekje. Mundësitë vijnë bashkë me përgjegjësi, e ambiciet me më pak kohë të lirë. Çdo zgjedhje ka një kosto. Nuk mund ta ndjekësh ëndrrën duke u kapur fort pas jetës së vjetër.
31 Maj, 2025

Çka ndodh kur nuk rrezikon askush?
I dashur lexues, realiteti është që sa më shumë rrezik që merr, aq më shumë i hapë rrugë fatit tënd. Një rrezik i madh në ditë, sado i frikshëm, mund të ndryshojë të gjithë drejtimin e jetës sate. Trokit në derën e dikujt edhe nëse nuk je ftuar. Kërkoje shpërblimin që mendon se e meriton, jo me arrogancë, por me bindjen e atij që ka dhënë, që ka duruar dhe që tani është gati të marr. Sepse asgjë nuk vjen duke pritur, gjithçka fillon kur e vendos të lëvizësh.
30 Maj, 2025

Ngjyrat që nuk i shohim as te vetja, as te vendi!
Mirëmengjesi ty i dashur lexues, që sot sapo ta hapësh këtë faqe dua ta lexosh këtë, dje e dëgjova për herë të parë dhe sot po e ndajë me ty: Fluturat nuk ja dalin t’i shohin ngjyrat e tyre të krahëve, pra nuk e shoh detajin për të cilin ne i admirojmë më së shumti dhe për të cilin shumë njerëz duke u bazuar në ngjyren e tyre, thonë “kjo është flutura me krahtë më të bukur që kam parë!” Kjo padyshim më sjellë në mendje njerëzit, pra ne! Fakti që nuk i shohim vetitë tona më të mira dhe që i vëmë në dyshim. E nëse nuk e beson këtë, mendoje dikë nga shoqëria jote, dikë që nuk e sheh anën e saj/tij të mirë dhe duan ta ndryshojnë. Mendoj që jemi si fluturat të pavetëdijshëm për gjërat që posedojmë!
29 Maj, 2025

Numri 22, numër me fat apo pa fat për Kosovën?!
Jam duke kuptuar më në fund se duhet t’i lë gjërat të rrjedhin dhe të mos mundohem aq shumë t’i detyroj të ndodhin. Nëse janë të destinuara të ndodhin në jetën time, ato thjeshtë do të ndodhin.
28 Maj, 2025