Dje n’Kosovë

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

Dje n’Kosovë

Dje n’Kosovë

Dje, nga toka e njerëzve që e duan jetën!

Mirëmëngjesi, i dashur lexues!
Mirëmëngjesi, i dashur lexues!
Për mua, të bëhesh nuk do të thotë të arrish diku ose të përmbushësh një qëllim të caktuar. Unë e shoh atë si një lëvizje përpara, një hap drejt evolucionit, një mënyrë për të vazhduar të synosh një version më të mirë të vetes. Por ky udhëtim asnjëherë nuk përfundon.
Çfarë ndodhi dje në Kosovë?


22 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

“Muaji i mjaltit në tokën e Dardanëve”

Kur kam qenë e vogël, gjyshja më thoshte: “Ty të pëlqen dikush sepse… dhe e do dikë pavarësisht…!” A po e kupton, lexues? Ti e pëlqen dikë për vetitë e tij dhe e do dikë pavarësisht tyre. Është diçka që rrjedh natyrshëm tek njeriu. Lexo edhe njëherë.


21 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë

Mirëmengjesi i dashur lexues doja ta thoja sot këtë: jeta është seri e vendimeve. Çdo ditë, ne bëjmë një zgjedhje, çka të themi? Çka të bëjmë sot? Cilën intuitë ta ndjekim? Disa zgjedhje/vendime ndihen të vogla, si përshembull: çka të veshim? Çka të hamë? Përderisa disa vendime tjera ndryshojnë gjithçka: ku të jetojmë? Kujt t’i besojmë? A të rrezikojmë apo të qëndrojmë këtu ku jemi. E çka është ajo që nuk ndryshon kurrë: asnjëherë nuk e dimë se cili vendim, çka sjellë! This is life <3


20 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Bukë e kripë e zemër, dje n’Kosovë!

Ndonjëherë, vetëm fakti që ke arritur të kalosh një ditë të vështirë është një fitore e madhe. Nëse sot e vetmja gjë që bëre ishte të mbaje veten të fortë dhe të ecje përpara, dije se kjo është e mjaftueshme. Jam krenar për ty, sepse çdo ditë që vazhdon të qëndrosh është një ditë e fituar.


19 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Dje nga Kosova që të rri afër në gëzim e në hidhërim!

“Po kur të jesh mërzitur shumë, në raft të librave më kërko, aty do të jem i fshehur unë. Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë, mjafton që librin pak ta heqësh dhe unë do të zbres, do të vij pas teje; ti, si dikur, me mall do të qeshësh, si një blerim pas një rrëkeje.” Mirëmëngjes lexues, pse mos ta nisësh ditën me këto vargje të Dritëro Agollit?


18 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Dielli do të lind përsëri…

Bota nuk është krijuar për të qenë një garë për pamje dhe përshtatje me një standard të caktuar. Ajo është një hapësirë ku secili prej nesh ka mundësinë të shprehë individualitetin e tij/saj, duke kontribuar me historinë e vet. Çdo person është si një paletë ngjyrash që pasuron këtë galeri të madhe, duke krijuar një pasuri diversiteti që e bën botën më të bukur dhe më të pasur.


17 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Dje nga vendi i Lulëkuqeve

Është e tëra brenda nesh, lexues, gjithçka. Nëse ti vendos ta shohësh si të bukur, e bukur do të jetë. Nëse ti vendos të ndihesh mirë, mirë do të jesh. Afirmimi që ti i bën vetes luan rol edhe në jetën e njerëzve që ke përreth. Kurrë mos harro: “Një rreth i shëndetshëm, ti i shëndetshëm”.


16 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

Nga vendi ku çka është e Kosovës, mbetet përherë e Kosovës!

Ndryshimi është i frikshëm, pasiguria, mundësia e humbjes. Po sikur gjërat të mos përmirësohen? Po sikur të bëj zgjedhjen e gabuar? Po sikur, duke u përpjekur të rritem, të humbas veten në vend të kësaj? Po sikur të mbetem i njëjtë? Po, ndryshimi është i frikshëm. Por, edhe të mos provosh është. Edhe të qëndrosh në vend është. Edhe të zgjohesh një ditë dhe të kuptosh që i ke lënë frikës të vendosë për jetën tënde.


14 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

“Një krimb thanë një lis!”

Ajo çfarë thua dhe çfarë mendon të thuash janë dy rreshta që mund të jenë aq larg njëra-tjetrës sa nuk mund ta imagjinosh, por edhe aq afër sa nuk mund t’i ndash. Më pëlqen të mendoj se këto të dyja vallëzojnë së bashku, takohen, ndahen, largohen nga njëra-tjetra, kthehen tek njëra-tjetra, përqafohen dhe i japin njëra-tjetrës mësim. Andaj, mos u investo në atë se çfarë “donin të thonin të tjerët”, sepse nuk është asnjëherë absolute.


13 Mars, 2025

Dje n’Kosovë

“Edhe sikur deti kos të bëhet…”

Ne mbajmë kaq shumë gjëra brenda zemrave tona të vogla. Një këngë është thjeshtë një këngë, por jo kur është ajo që dikur e ndaje me një mik që e ke humbur tashmë prej shumë kohësh. Një vizatim është thjesht një vizatim, derisa të varet në shtëpinë ku je rritur, në të cilën nuk qëndron më.


12 Mars, 2025