Live Stories from Prishtina

LIVE

14 Nëntor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Lexues, nëse dëshiron të jesh në paqe me gjithçka që të rrethon, thjesht mos mbaj inat. Foli atij mikut që ke kohë pa komunikuar, fali prindërit e tu që prindërimin nuk e dinin ose nuk arritën ta bënin më mirë se aq sa të ofruan. Beso në faktin se ajo që është e jotja do të kalojë male dhe dete për të të gjetur ty. 💖

Çfarë e karakterizoi ditën e djeshme deri në këto momente?

Dje***

Më parë për krime nuk dëgjonim kaq shpesh. Çfarë po ndodh? Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në Klinë. Dorasi fillimisht u largua, pastaj u vetëdorëzua në polici.

Lënda problematike? Ministria e Arsimit zotohet të rishikojë doracakët që flasin për “edukatën seksuale”. Ndoshta edhe librat e shkollave duhet të kenë një politikë editoriale. Vetëm po e paramendoj çfarë do të ndodhte nëse një doracak i tillë do t’i shpëtonte kontrollit dhe arsimtarët do të fillonin ligjërimin pa e ditur se çfarë përmbanin. A jeni kundër edukatës seksuale sipas këtij modeli? Ligjërimi për edukatën seksuale në një moshë jo-adekuate a programon diçka tjetër??

Botë-Kosovë***

Administrata e re e Trump ka nominuar John Ratcliffe si drejtor të CIA-së. Komuniteti i shqiptarëve në Amerikë duket shumë i gëzuar, po shqiptarët e Kosovës? Tani që u shuan disa dilema për mundësinë që Grenell ta merrte këtë detyrë, a i afrohet më shumë këtij pozicioni për të punuar me liderët e Ballkanit? Nëse Ratcliffe ka ndihmuar bizneset kosovare në Amerikë, çfarë domethënie ka kjo për Kosovën, dhe fakti që ai mund të merret me ne lidhet me vizitën e ish-drejtorit të CIA-së para pak muajsh në Kosovë?

Po nominimi i Marco Rubio-s për Sekretar të Shtetit? Fakti që gjithmonë mbështetemi tek paanshmëria e Amerikës, a e bën më të realizueshëm këtë mendim, vetëm pse nuk kemi ku të mbështetemi tjetërkund?

Qeverisje***

Kryeministri Kurti ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vonesën e vendimit rreth ligjit për “Fondin Sovran.” Blloku i avazit të reformave progresiste? Kjo po duket si bllokadë… por buxheti shtetëror që nuk u shpenzua për ndonjë investim të madh… pasi që po flasim për progres?

Kulturë***

Prishtina Jazz Festival po kthehet në shehër! Ndërsa në Prishtinë po rikthehet edhe Taulant Mehmeti, një nga jazz performuesit më të mirë shqiptarë në botë. Sivjet PJF do të mbahet përgjatë 4 ditëve, nga sonte më 14 deri më 18 nëntor, në Teatrin ODA ku është mbajtur tradicionalisht. Do të ketë jazz me inspirim nga metali, folklori, kosjazz, nga performues vendorë dhe ndërkombëtarë. Shkoni dhe shijoni diçka të rrallë që vjen në shehër!

Kur gjërat bien në vendin e vet, i dashur lexues, më beso se do ta vësh re! Fjalët e dikujt që dikur të shqetësonin nuk do të të pengojnë më; do ta kuptosh që njerëzit flasin vetëm nga perspektiva që kanë për veten dhe jo për ty. Asgjë personale!