
Muaji Prill njihet si muaji i Autizmit, një kohë e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me
këtë çrregullim neuro-zhvillimor dhe për të promovuar diversitetin në mënyrën më të pastër. Ky
muaj ka një rëndësi të veçantë për ata që e shohin botën si një vend të ngjyrave dhe që duan të
bëhen pjesë e një shoqërie të integruar dhe të barabartë për të gjithë.
Aktivitetet solidarizuese dhe kauzat e ndryshme, që organizohen gjatë kësaj kohe, kanë për qëllim
të informojnë të tjerët rreth çrregullimit të spektrit autik dhe të ndihmojnë familjet dhe fëmijët e
prekur nga ky çrregullim. Në këtë mënyrë, kjo kohë është e rëndësishme për të rritur
ndërgjegjësimin shoqëror dhe për të promovuar një kulturë të respektit dhe të pranueshëm ndaj
ndryshimit.
Kështu, me kampanjen e Evapify e cila ka filluar nga data 10 Mars “CLOUDS ARE FORMED IN
DIFFERENT SHAPES”, mundeni te kontribuoni deri me daten 2 Prill ku pikturat e krijuara nga fëmijët
që marrin shërbime në Qendrën e Asociacionit Kombëtar të Autizmit në Kosovë do të jenë të
ekspozuara në çdo pikë shitjeje të Evapify. Kjo kampanjë ka siguruar mundësinë për të parë pikturat
nga afër, për të mësuar më shumë për fëmijët, historitë e tyre dhe për të blerë ato, duke ndihmuar
drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë drejt seancave
terapeutike falas për këta fëmijë, të ofruara nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë.
Ju ftojmë të i vizitoni në pikat shitëse në:
● Albi Mall, Katin 0
● Royal Mall, Katin 0,
● Lakrishtë përballë bulevardit Bill Clinton,
● Village Shopping and Fun në Ferizaj dhe në Galeria Mall në Prizren për të parë pikturat unike
të ekspozuara dhe për të bërë pjesë në këtë kauzë të rëndësishme
Pra, në këtë kohë të veçantë, është e rëndësishme të përqendrohemi në mënyrat se si mund të
ndihmojmë ata që jetojnë me ASD, si dhe të ndihmojmë në promovimin e pranueshmërisë dhe të
ndërgjegjësimit rreth çështjeve të diversitetit. Përveç aktiviteteve të organizuara nga organizata dhe
institucione, një pjesë e rëndësishme e ndërgjegjësimit është edhe informimi dhe dialogu në
familjet dhe komunitetet tona, në mënyrë që të shpërndajmë informacion dhe të ndihmojmë në
ndërgjegjësimin e të tjerëve rreth ASD.