Live Stories from Prishtina

LIVE

March 25, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kur mirëpresim një sezonë të re si kjo e pranverës, padyshim se kemi dëshirë të bëjmë edhe ndryshime në gardërobën tonë. Rrjedhimisht, ndryshimin e fillojmë me largimin e rrobave të trasha nga dollapi.

Një këmishë ngjyrë rozë

Këtë stinë përdorni rrobat me nuanca të theksuara që marrin vëmendjen dhe që thejnë monotoninë nëse jeni duke e kombinuar me copa tjera një ngjyrëshe. Gjatë sfilatave të brendeve të famshme këtë vit si ajo e Valentinos, vumë re këmisha të shumta me ngjyrë rozë të mbyllët, vjollcë të errët, portokalli dhe jeshile e ndezur. Këmishën tuaj me këto ngjyra mund ta vishni me xhinse blu, pantallona të bardhë dhe me crop-tops, teksa mund ta vishni edhe në plazh si mbulues elegant mbi bikine.

Fustane me prerje asimetrike

Nëse doni që në mbrëmjet e kësaj pranvere me shoqërinë apo me partnerin tuaj, të dukeni më elegante ne ju sugjerojmë fustanet me prerje asimetrike të njohura si “slasher style”. Ngjyrat e errëta tek këto fustane do të duken bukur në çdo trup. Kombinimi i tyre me taka, si dhe me çizme të gjata do t’iu dhurojnë pamje perfekte.

Varëse të thjeshta, të argjendit ose të arit

Këmishë, fustan apo edhe një bluzë e thjeshtë, nëse shoqërohen me varëse të argjendit ose të arit, do t’iu ndihmojë të ruani njëkohësisht thjeshtësinë dhe elegancën, pasi çdo gjë jo e komplikuar dhe jo shumë e ngarkuar do të duket më elegante.

Xhinse “Baggy”

Kur mendojmë për një veshje, me të cilën mund të ndihemi më komod dhe më të lirë për të vepruar, zgjedhja më e natyrshme na duket xhinset e gjera. Me tendenca për të rikthyer vitet e 2000-ta, ne do të rikthejmë kombinimin e xhinseve të gjera dhe low-waisted (gji të shkurtër), me bluzat crop top. Xhinset e tilla tanimë mund t’i kombinoni edhe me copa më elegante, duke e kombinuar me diçka më të thjeshtë, që përdorimi i tyre të jetë edhe i përditshëm në raste më të veçanta.

Blazers (Xhaketa)

Xhaketat po i cilësojmë si “puzzle” për gardërobën tuaj. Si me veshjet më të thjeshta ashtu edhe me një kombinim më elegant, xhaketat do t’iu japin gjithmonë ndjesinë e duhur, pra vetëbesim dhe elegancë. Përdorimi i nuancave të errëta si e zezë, kafe e errët, ngjyrë hiri, e gjelbërt e errët, do të dukej perfekt me një mini-fustan të zi gjatë takimeve në mbrëmje për një gotë verë. Të njëjtat nuanca mund ti përdorni edhe gjatë ditës duke i kombinuar me pantallona dhe bluzë crop-top.

Të pasionuarit pas modës, do të shfrytëzojnë çdo moment për të blerë diçka të re dhe për të gjetur copëzat e duhura për t’i kombinuar në mënyrën më të mirë.

Note: Preferencat tona bazohen në trendet e këtij vitit dhe nga ato që të famshmit na kanë pasqyruar me stilin e tyre.