Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Çka është diçka që të kthjellon në mëngjes, edhe kur disponimi është “për toke”? Kafja, apo jo?! E sidomos kur vendi që zgjedh për kafe është një laborator i kafesë, ashtu siç thotë edhe një reklamë për këtë markë në Paper Radio.

Espresso Lab është një vend i ri për kafe që i është shtuar kryeqytetit tonë, Prishtinës, tash e dy muaj. Laramania e menysë për kafe, deri te ushqimet shoqëruese si sanduiçët dhe ëmbëlsirat e freskëta, janë shërbimet që e kanë bërë Espresso Lab një nga vendet më të frekuentuara për kafen e mëngjesit, pauzën e drekës dhe shijimin e pasdites.

Më lejoni t’ju njoftoj shkurtimisht për historikun e këtij rrjeti të kafeneve, dhe pastaj do t’ju tregoj se çfarë preferoj unë të porosis më së shpeshti, çfarë ju sugjeroj të provoni dhe çfarë shërbimesh të tjera mund të gjeni aty.

Si zinxhiri më inovativ i kafesë në Turqi, Espresso Lab i ofron shije të ndryshme adhuruesve të kafesë në mbarë botën. Dyqani i parë hapi dyert për vizitorët në Universitetin Bilgi të Stambollit në vitin 2014, ku fitoi menjëherë një bazë të konsiderueshme të pasionantëve të kafesë. Veçantia e kafesë në Espresso Lab është 18 gramë kafe për një filxhan, ndërsa mesatarja e kafesë për filxhan është zakonisht 6-7 gramë. Brendi ka synuar të arrijë në 400 dyqane në mbarë botën deri në vitin 2024, gjë që e ka realizuar.

Me lokacionin e saj në qendër tek Bulevardi Xhorxh Bush, më lejoni të ju prezantoj se çka mund të porositni dhe ta shijoni.

Personalisht, shijen e kafes e dua si të kafes, pa shtesa; kam dëshirë ta ndiej vetëm kafen. Andaj, porosia ime e parë fillon me një filxhan espresso, edhe pse kam ditë kur e shijoj edhe një caffe latte, si në fotot më poshtë. Me çmim shumë të arsyeshëm, ju kapni shijen tuaj të ditës.

Ndërsa, nëse doni që kafja juaj të ketë edhe një shije tjetër, keni alternativa për kafe të nxehtë dhe të ftohtë me shije të ndryshme, si “Spiced Mango Latte” dhe “Lotus Latte” – kjo e fundit është shumë e përshtatshme për stinën e vjeshtës. Për më shumë zgjedhje, mund të shikoni edhe menynë e tyre online: https://en.espressolab.com/menu/drinks/

Si në foton këtu poshtë.

Sigurisht, gjatë hapjes së dyqanit më 6 shtator, ishte ende fillimi i verës dhe ne preferonim pijet freskuese. Përzgjedhja ime ideale gjithmonë ishte “Lime Breeze”, një kombinim i mrekullueshëm i ëmbëlsisë dhe shijes së thartë të limonit. Natyrisht, ju mund t’i provoni ende këto pije edhe pse jashtë sezonit; pas një dite të lodhshme pune dhe vrapi ia vlen të shuani etjen me këto shije verore.

Mëngjesi apo edhe shoqërimi i kafes me grimca janë ndër të preferuarat e mia. Espresso Lab ofron kënaqësi me kroasantët me çokollatë dhe gjalpë. Pastaj, për pauzën e lehtë që kërkon kthim të shpejtë në punë, “Mozzarella Bagel Sandwich” është perfekt me shijen e djathit dhe domates… perfekte, si në foton më poshtë.

Sigurisht që duhet të eksploroni bazuar në shijet tuaja!

Ëmbëlsirat për mua janë hapi ideal kur më nevojitet energji. Andaj, është shumë e rëndësishme se çfarë përzgjedh për t’i dhënë energji vetes.

Si fanse e përjetshme e “tortës me banane,” natyrisht që përzgjedhja ime u orientua te: Banana Roll, banana pudding, dhe red velvet cheesecake.

Duhet t’i provoni për të më kuptuar!

Espresso Lab, është vendi i shkëlqyeshëm për kalimin e mëngjesit, pasditës e mbrëmjes! <3