Live Stories from Prishtina

LIVE

26 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Një lexues si ti, që ka rutinë vizitën në webfaqen tonë, është një vlerë e shtuar për rrethin tonë, andaj faleminderit që beson në krijimtarinë tonë. Duke të dëshiruar një vikend sa më të mirë, uroj që gjithmonë të zgjedhësh Paper.

Cka ndodhi për 24 orë në Kosovë?

Në kuadër të turneut në rajon, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën sot. Derisa qeveria e Kosovës e largon nga “radari” i diskutimeve të nesërme dialogun, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përdori “supërfuqitë e magjive”, duke ia shtuar nevojën për kompromise në dialog.

A mos Qeveria e Kosovës, duke e larguar dialogun nga fokusi, vetëm po e shton kuriozitetin për të folur për të?

Qeveria ka marrë masa për të siguruar më shumë armatim për FSK-në, pas kërcënimeve nga Serbia. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka thënë se prodhuesit e sistemeve armatuese në Turqi kanë qenë dhe do të jenë adresat për blerjen e armatimit.

A është Turqia partneri ideal i Kosovës për mbrojtje dhe siguri?

Pacientëve me kancer, mjekët u përshkruajnë barna që nuk janë pjesë e listës esenciale; ato duhet të blihen jashtë vendit dhe kushtojnë shumë! E tash, përveç sëmundjes, a duhet pacientët të përballen edhe me vështirësitë për të siguruar terapinë që shkon në mijëra euro?

Mbrëmë u mbajt edicioni i dytë i Festivalit të Këngës, dhe finalistët për mbrëmjen finale të së shtunës janë këta:

  • Arnitë Kastrati – “Blla blla blla”
  • Besmir Shishko – “Unë-ajo”
  • Rei Bezhani – “Zonja tradhti”
  • Endrit Krasniqi – “Flas me gjethe”
  • Ardit Stafai – “Faji”
  • Greta Azizi – “Verës”
  • Dea Strica – “N’Shqipni”
  • Agim Poshka – “Ndarja erdhi”
  • Bledi Kaso – “Një të vetme ka në jetë”

Finalja e Festivalit të Këngës mbahet sonte.

Kjo fjali duhet të të gjente ty këtë ditë. Ndoshta ndihesh e vetmuar sepse nuk e ke ndarë me askënd. A do të dëshiroje të flisje më shumë për ato mendime dhe ndjenja që të shqetësojnë?