Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Prill, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Ka gjëra që i bëjmë, pa e menduar pse-në.
Një shije që na kujton dikë. Një këngë që s’e kalojmë dot pa e dëgjuar deri në fund. Një film që na prek, jo për historinë, por për kujtimin që mbart. Ne jemi mbledhje kujtimesh. Jemi copëza njerëzish që kemi dashur, që kemi humbur, që ndoshta nuk na flasin më — por që ende jetojnë në gjërat që bëjmë.

***

Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale është testim i dinjitetit tonë si shoqëri, testim ndaj institucioneve, si dhe shtetit.

Zyrtarët e Prokurorisë e përdorën këtë shprehje gjatë një intervistimi në vitin 2022. Aso kohe, dëshmitari ishte ankuar te Avokati i Popullit.
Dokumenti u bë pubik tek tash.

Zyrtari i Prokurorisë së Hagës i referohet Republikës së Kosovës si ‘Kosovo i Metohija’. Ku janë reagimet e krerëve institucional?

***

Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot në ora 10:00 pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind.
Sipas njoftimit për media, ZRrE-ja ka paraparë që në këtë mbledhje të diskutohen 7 pika.
Ditë më parë, drejtori i bordit të ZRRE-së kishte treguar se vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të merret më 11 prill.

E dje të enjten është bërë e ditur se të premten (sot) do të mbahet edhe një protestë për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

***

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, njoftoi për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin – të cilit i foli për “rëndësinë” e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Ani pse mbledhja e konstituimit të kuvendit do të mbahet të martën, VV-ja beson se ka numrat për krijimin e qeverisë, kur edhe AAK-ja dje ka treguar se nuk do ta ofrojë mbështetjen për një qeveri me LVV-në.

Teksa, në nevojë të numrave shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, filloi të thurte lavde për LDK-në dhe CV-në e tyre.

***

“God Bless America” (Zoti e bekoftë Amerikën) me tekst e regji të Fatos Berishës ka mbushur sallën plot në premierën e së mërkurës. Janë katër zotërinj, kush me kollare të kuqe e kush të kaltër, që mbajnë lojën prej fillimit deri në fund. Prapa kanë një alamet flamuri amerikan që varësisht prej asaj që trajtohet në skenë, merr simbolika të ndryshme. Berisha, si autor i tekstit dhe regjisë, qëndron brenda botës së vet teatrore, ku shfaqja shëtit në zhanre e subzhanre. Prek komedinë, vjen si tragjedi, kalon nëpër mjuzikëll dhe ruan njëfarë estetike që anon nga minimalizmi.

***

Ndonjëherë mendojmë se jemi të vetëm në shijet tona, në zgjedhjet tona, në kujtimet tona. Por në të vërtetë, ne jemi një hartë e gjurmëve që kanë lënë të tjerët mbi ne.
Dashuria nuk ikën me njerëzit, ajo rri në gjërat që vazhdojmë të bëjmë.