September 28, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Sot edhe pse më vonë se ditëve të tjera, kam një mesazh të vonshëm. Gjatë procesit që “të bëhesh kush dëshiron të jesh në të ardhmen”, mos harro të duash personin që je tash.
Me çka u përmbyll e premtja e kësaj jave dhe çfarë nënkuptuan për mua ngjarjet e djeshme.
***
Sipas Barometrit Ballkanik, 20% e qytetarëve në Kosovë kanë plane konkrete për t’u larguar nga Kosova. Kjo shifër është më e madhja nga secili shtet i Ballkanit Perëndimor. Në pjesën e shumë problemeve që ka brenda Kosovës, e ku prej kësaj sigurisht që nuk përjashtohet rëndësia e veriut dhe problemet në këtë pjesë të Kosovës, por a me të vërtetë duhet të harrohen krejtësisht këto probleme nga qeveria? A nuk janë këto shifra alarmante? Me siguri në këtë 20 përqindësh përfshihet rinia +20 vjeç e Kosovës, nëse edhe kjo shkon, ku mbetet e ardhmja e vendit tonë?
***
“Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën”, ka thënë kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
***
Në një vazhdim të temës së vitit 2024 në fuqizimin e grave dhe specifikisht grave të sfondeve tjera në Kosovë, nëpërmjet këtij objektivi një mural i është kushtuar Dua Lipës në Ferizaj.
Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Mural Festit:
“Një nga gratë kryesore dhe më me ndikim, hapi përpara dhe suksesi i së cilës në skenën ndërkombëtare është i admiruar, i çmuar dhe i respektuar gjithmonë, si dhe një përfaqësuese e devotshme e vendit të saj të Kosovës, askush tjetër përveç Dua Lipës”.
***
Në fund të ditës, kur vini kokën tuaj në jastëk, ju nuk e meritoni të mendoni pse nuk ishit të mjaftueshëm. Vlerëso vetë, i dashur lexues!
Fotoja në ballinë nga: @dren.osmani