Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Qershor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, çdo ditë mbaje mend që versioni yt i rritur, i personit që je dhe që je shndërruar, është versioni i personit që doje të qëndronte, të mbronte dhe të fliste për ty kur ishe i vogël. Bëj kujdes për të dyjat!

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Sot në një kohë pak më të vonshme se zakonisht por kjo nuk e ndryshon faktin që kemi një numër jubilar para vetës për konstituimin e Kuvendit, një ish-polic të Kosovës të arrestuar për vrasje në sulmin e Banjskës, i cili dihet se ishte sulm terrorist dhe nga kush ishte organizuar, e aq më pak kur polici në fjalë Arbnor Spahiu, është larguar nga detyra si polic që nga viti 2022.

Dilema e kësaj ngjarjes së fundit mbetet ende tek fakti “çysh patën qasje autoritetet serbe në listën e pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës?”, e mos ta përmendim tash presionin psikologjik që mund t’i ushtrohet Spahiut nga ta.

Kosova jonë është e mbushur me dhimbje, në një njoftim jozyrtar, dje u bë e ditur që një e mitur, 15-vjeçare, ishte një prej viktimave në sulmin në Graz të Austrisë, ku një 21 vjeçar për motive të panjohura kreu një sulm në një shkollë ku mbetën të vdekur 11 veta përfshirë edhe të dyshuarin i cili pastaj vrau veten në banjot e shkollës.

Viktima është nga qyteti i Vitisë, teksa kryetari i qytetit, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami.

Në vëmendje dje kanë qenë edhe komunat, të cilat në përgjithësi po janë tema të diskutimit, si për zgjedhejt lokale ashtu edhe për vendimet e shkak-pasojat nga vendimet në të kaluarën.

Dje “Doku-Fest” i njohur si festivali më i madh i filmit në Evropën Juglindore, reagoi për zvogëlimin e buxhetit nga Komuna e Prizrenit, 30 për qind më pak se vitin e kaluar, e 9 për qind më pak se buxheti i përgjithshëm.

Tash duke pasur parasysh edhe sponzorat që e mbështesin punën e përvjetshme të festivalit dhe mbështetjen nga ministria e Kulturës, pa tentativën për ta zvogëluar impaktin e festivalit për Kosovën dhe punën e ekipës, a nuk ish dashur që festivali deri tash jashtë mbështetjes shtetërore të jetë i vetëqendrushëm deri në një pikë?

Se tek e fundit kush është ai shtet, që nuk e mbështet një festival me nam kaq të madh kur e mira i kthehet edhe vetë shtetit.

Organizimi, që sivjet zë vend në Prizren për të 24-ën herë, ndërlidhet me ngjarjet më të rëndësishme të filmit në botë. Veç për çmimin “Oscar” sivjet ishin të nominuar katër filma, që ishin shfaqur e ishin në konkurrencë në “DokuFestin” e vjetëm. Festivali është partner i Festivalit të Filmit në Kanë, që ndryshe njihet edhe si festivali i festivaleve. Kosova në botën e filmit fillimisht ka nisur të njihet nëpërmjet “DokuFestit”.

Komuna e Prishtinës, dje u përball me zyren kombëtare të auditimit.

Zyra e Auditorit ka përmendur 15 shkelje kryesore që kanë ndikuar në dhënien e një opinioni të kualifikuar për Komunën, opinion që jepet kur evidentohen deklarime të pasakta apo mospërputhje me kornizat ligjore.

Punëtorë që kanë marrë rroga për orë shtesë, pa i ushtruar orët shtesë fare, marrveshje në kundërshtim me Ligjin e Prokurorimit dhe buxhetin për 2024-ën, ani pse përgjegjësitë me ligjin ia kishte bartur UNDP-së dhe prap kishte transferuar në formë të parapagimit të gjitha fondet për sallën multifunksionale në Tulltore dhe Sallës koncertale në ish-objektin e Gërmisë.
Si përfundim, Komuna i ka pranuar gjetjet e auditorit në raportin e tyre.
Ku po shkon ky vend jahuuu?
***
Ke jetuar për këto dekada me vetëm shtyllën kurrizore që të mbante drejt, asgjë tjetër. Drita s’pyet nëse hijet të ndjekin. Nuk ke nevojë të jesh i dëshiruar për të provuar se je i vërtetë.