Live Stories from Prishtina

LIVE

December 21, 2022

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Secili krijim i veçantë buron nga diçka e fuqishme që e ndjejmë brenda, e cila mund ta pasqyrojë atë që po kalojmë apo edhe thjesht mund të jetë një ndjenjë inspirimi që na ka kujtuar e kaluara.

Këtë vit dizajnerët e modës na dhuruan shumë koleksione personale, disa prej tyre na afruan më shumë me përjetimet e tyre, disa na kthyen në kohë me rikrijimin e koleksioneve të dikurshme, disa mblodhën forcat dhe bënë rikthimin e tyre pas COVID-19.

Ne kemi bërë një renditje të koleksioneve më të bukura, të cilat ju mund t’i konsideroni për garderobën tuaj ose t’i rikrijoni sipas mundësive tuaja.

Valentino PP Pink

Vjeshtë 2022

Wow, ky vit do të ishte ndryshe nëse një ngjyrë si ajo që përzgjodhi Valentino nuk do të futej menjëherë në përdorim nga të famshmit. Ngjyra rozë kishte për qëllim të komunikonte trashëgiminë e Valentinos përmes një lente më moderne, një dëshirë e kreatorit për të parë simbolet e modës pa rregulla, pra “vetëm një ngjyrë, pa ndjerë nevojën për ta kombinuar”. Bashkëpunimi i Valentinos dhe kompanisë së ngjyrave Pantone, i lejoi brendit që ngjyra Pink PP, tashmë t’iu përkas vetëm atyre. Duke sjellë në trend ngjyrën pink të ndezur në pantallona, këmisha, bluza, fustane dhe atlete. Teksa, e thenë tabun duke sjellë krijime me të njejtën ngjyrë edhe për meshkujt. Pasi u përhapë rëndësia e saj si ngjyrë, edhe brendet nga fast industry si Zara rikrijuan gjërat e njëjta (jo me kualitetin e ngjashëm), por me çmime më të volitshme.

Bottega Veneta

Vjeshtë 2022

Për mua çdo gjë lidhet me thjeshtësinë tek njerëzit, si në veshje, si në mënyrën e jetesës, ashtu edhe në formën si zgjedhim të flasim – tri gjëra që na reprezentojnë si persona. Koleksioni vjeshtor i Bottega Veneta, më inspiroi për shumë veshje gjatë tërë vitit, në fakt ajo që e karakterizon këtë brend janë detajet dhe rrobat e krjuara për të na bërë të ndihemi rehat. Koleksioni i 13-të ishte me të vërtetë një debutim mbresëlënës. Veshjet e përditshme të “spërkatura” me klas, një kujdes më i shtuar ndaj xhinseve, e deri tek fustanet asimetrike e me dantella të cilat mund t’i kombinosh lehtë me çizme të gjata. Sa ju përket xhinseve, brendi u kujtua të na kujtojë ngjyrën e mbyllur të tyre për ta kombinuar me bluza apo maica të bardha dhe për t’i shoqëruar me xhaketa apo blazers të lëkurës. Kombinimet që mund t’i bëni nga ato që na ofroi Veneta, janë disa xhinse denim me bluza të thjeshta të bardha nga prodhimet e markave Intex.

Gucci

Vjeshtë 2023

Duke qenë shumë afër në moshë me motrën time, u rrita duke u veshur njësoj me të. Koleksioni i Guccit me 68 binjakë më riktheu në kohë dhe më dha shumë nostalgji, ndaj edhe dua ta ndaj si nga më favoritet me ju. Alessandro Michele si kreatori i këti koleksioni, i rritur nga një nënë e cila kishte motër binjake, i cili u inspirua për t’i sjellë gjërat dyshe. Fustanet me xixa-xixa, pantollat high-waisted, setet e pantallonave dhe xhaketave me ngjyra të mbyllura. Me pak fjalë, shumë elegancë.

The Row

Vjeshtë 2022

Pandemia ndikoi keq për disa brende të cilat rikthimin e patën më madhështor, me ç’rast The Row e shfaqi djallëzinë dhe euforinë në kreacionet e tyre. Detajet e qepjes në fustane, pjesët voluminoze të vendosura në pjesët e larta të fustaneve, xhaketa me jakë të viteve të ’70, blazers me shpatulla në formë katrore. Ajo çka të kënaqë nga ky koleksion vjeshtor ishin fustanet me inspirime japoneze dhe ngjyrat ose shumë të errëta ose shumë të hapura. Një kreacion mode e cila të bënë për të qeshur teksa e shikon, të rikujton sa shumë na pëlqejnë instiktet për gjërat e momentit.

Prada

Vjeshtë 2022

Mes një moshe 16-19 vjeçare, kjo ishte ndjesia që të ofron krijimi i Pradës gjatë këtij viti. Vetëm detaji nga trekëndëshi në të gjitha krijimet e brendit, të ofron më shumë me luksin dhe dashurinë ndaj rrobave të zeza. Xhaketa, shorce dhe pantallona nga lëkura janë krijimet “life-time” të brendit, të cilat nuk të lejojnë të heqësh dorë nga përdorimi i tyre. Më të veçantë e bënte pastërtia që ato përcjellin. Me varëset ngjyrë ari, unazat dhe bizhuteritë e tjera, ju lehtësisht mund të dukeni një Prada-Costumer nëse i bashkoni ato me rrobat nga lëkura.

Të gjitha koleksionet që ndamë me ju kanë qenë pjesë e pistave të këtij viti. Ato u prezantuan disa në Milano, disa në Paris, Londër dhe New York.

Ne dhuruam këndështrimin tonë se si mund t’i zbatoni kombinimet e këtyre markave me garderobën që keni aktualisht.