Arkiva
28 Dhjetor, 2022
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
Jo kot thuhet se udhëtimet të ndihmojnë në zbulimin dhe krijimin e njohurive të reja. Të jetosh në një vend, me potenciale të jashtëzakonshme njerëzish, por me pamundësi zhvillimesh, si në kontekstin personal dhe atë njohës, padyshim se të afekton dhe të limiton të ecësh më tutje.
Shoqëria kosovare, edhe pse jo me mjaft mundësi, gjithmonë është në kërkim të gjërave të reja të të gjitha natyrave. Mirëpo, le te ndalemi tek udhëtimet.
Kohëve të fundit, më saktë gjatë tre (3) viteve të fundit, është vërejtur një interesim i madh për të udhëtuar drejt Stambollit.
Megjithatë, besoj se secili nga ne duam të dimë paraprakisht vendet dhe atraksionet që na ofron Stambolli.
Bosfori
Për shumë vizitorë, udhëtimi në Stamboll nuk është i kompletuar pa lundruar në tragetet e Bosforit, ku mundësia për ta parë tërë Stambollin është mbresëlënëse.
Pallati “Dolmabahçe”
Pallati më i madh në Turqi, me një enterier të jashtëzakonshëm të stilit barok e neoklasik është një aktraksion të cilin ua rekomandojmë ta vizitoni. Ai është i tëri i dekoruar me ar dhe kristal. Të përçon ndjenjën sikurse je protagonist i ndonjë filmi.
Soho House
Meqenëse e vizituat Bosforin, pastaj edhe pallatin e mbuluar me ar e kristal, duhet të ndaleni për ta vizituar edhe Soho-n, i cili gjendet në zemër të distriktit Beyoglu.