A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Kopshtet botanike

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Nëse keni ëndërruar për lule të pafundme shumëngjyrëshe, për pemë të shumta, ajër të freskët dhe kopshte magjike, ku dëshironi të gjeni qetësinë maksimale shpirtërore, ju mund të gërmoni më shumë në bukurinë e natyrës dhe t’i shijoni këto ambiente që të mbushin me energji pozitive.

Vendet ku e kalojmë kohën ndikojnë direkt në disponimin dhe gjendjen tonë emocionale, prandaj mund të themi se ne jemi përzgjedhës të momenteve që jetojmë. Edhe momenti kur zgjedhim të kalojmë një pasdite apo të bëjmë një shëtitje në kopsht, e bëjmë në mënyrë që të ndihemi më të relaksuar.

Por, në cilat kopshte mund të kalojmë kohën dhe njëkohësisht ta shijojmë momentin duke u mahnitur?

“Xhunglat” e betonit kanë rritur dëshirën e lindur të njeriut për të kaluar më shumë kohë në hapësira gjelbëruese, parqe, hapësira rekreative dhe kopshte të cilat nuk kanë qenë kurrë më të dëshirueshme. Si dëshirë e këtillë lindën edhe kopshtet botanike.

Por, si u krijuan kopshtet botanike dhe për çfarë shërbenin ato?

Gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, studimi dhe përdorimi i bimëve për qëllime mjekësore motivoi profesorët dhe shkencëtarët për themelimin e kopshteve botanike. Së pari këto kopshte u vendosen pranë kampuseve të universiteteve të mjekësisë, të cilët ishin të parët që filluan një iniciativë të tillë. Ishte Italia që themeloi kopshtin e parë botanik, në Piza më 1543 në Padova dhe në Firence më 1545.

Pra, këto kopshte njihen si hapësira artificiale të krijuara nga vetë dora e njeriut, mbjellja e pemëve, ruajtja e farave mundësuan takime unike mes bimëve të veçanta, që sot i bëjnë të jenë disa nga hapësirat më të veçanta për t’u vizituar. Pastaj, edhe origjina e tyre merrte emrin e profesorëve te ndryshëm që ndihmuan në gjetjen e barnave të ndryshëm nga bimët.

Shtrirja e këtyre kopshteve u zgjerua me kalimin e viteve në tërë botën, ku menjëherë pas Evropës, kopshtet morën hov edhe në Azi, në Japoni, në Singapor dhe në Amerikë. Prandaj, mundësia për të vizituar kopshte botanike është më e madhe.

Sot do të ndajmë me ju disa prej kopshteve botanike më të bukura në botë.

Brooklyn, New York

Ata që kërkojnë pak paqe dhe qetësi nga stresi që mund të shkaktojë nxitimi i rrugëve të qytetit të New York-ut, do të bënin mirë të kalonin disa orë në oazën e gjelbër në Kopshtin Botanik të Brooklyn-it. Kopshti përmban mijëra lloje të florës, të shtrira në mbi 52 hektarë. Çdo pranverë, turmat e zogjve zbresin në hapësirën e kopshtit për Festivalin Sakura Matsuri, gjatë të cilit më shumë se 70 pemë lulëzojnë përgjatë “Stinës së Qershisë”. Në të njejtën kohë, po aq mbresëlënëse janë pikat e qeta si Kopshti Japonez Hill-and-Pond, kopshti i parë i frymëzuar nga japonezët i ndërtuar në SHBA dhe Kopshti i Shekspirit, i mbushur me bimë (të tilla si aguliçe dhe krokuse).

Kirstenbosch, Afrikë Jugore

Përballë anës lindore të malit Table, Kirstenbosch është një nga kopshtet më të larmishme biologjike në botë. Kirstenbosch u themelua në vitin 1913 për të ruajtur florën vendase në territorin e Afrikës së Jugut, ai ishte kopshti i parë botanik në botë me këtë etikë. Kopshti ngërthen në vete një ide , e cila mbron bimët nga kafshët e egra dhe kafshët e egra nga njerëzit.

Kur u ndërtuan pemët e para, ato u shkatërruan nga derrat e egër që zhyteshin në pishina me baltë dhe ushqeheshin me lisat, ku nga aty lindi ideja që të krijohej një ligj që mbronte bimët dhe natyrën e egër. Kopshti ka rreth 528 hektarë dhe mbi 7 mijë lloje bimore. Brenda hapësirës së Kirstenbosch, ka kopshte të tjera botanike të cilat karakterizohen me biodiversitet, pamja e kopshteve të jep përshtypjen e një përzierjeje të natyrës së thatë dhe të gjelbër. Për shkak se kopshti karakterizohet edhe me një kopsht zoologjik, vizitorët janë të shumtë.

Jardim Botânico, Brazil

Pikërisht nën statujën gjigande të Jezusit në këmbët e malit Corcovado, do të gjeni kopshtin Jardim Botânico, i cili ofron pamjen zhytëse në pyjet e shiut. Në këtë kopsht rriten majmunë dhe mbi 140 lloje zogjsh ekzotikë. Ndërsa, ka një zonë ku 40 përqind e bimëve kultivohen vetvetiu, pjesa tjetër e hapësirës përfshihet nga bimësia natyrore dhe pyjet organike nga mali. Bimët që e karakterizojnë kopshtin janë bimët mishngrënëse, bromeliada dhe orkide të rralla.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP