Live Stories from Prishtina

LIVE

December 23, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

E dini ndjenjën kur hapni sytë në një mëngjes të ftohtë dhe e vetmja gjë që dëshironi të bëni është të qëndroni nën jorganin tuaj, për aq kohë sa nuk pengoheni nga obligimet dhe përgjegjësitë që keni. 

Këtë atmosferë do ta përdorim gjatë sezonit të festave, ku tashmë kemi bërë përzgjedhjen e filmave për ju që të mos mendoheni shumë.

Disa prej tyre janë filma të rinjë, disa janë klasikë, por secili prej tyre meriton që të uleni pranë zjarrit me një filxhan me çokollatë të nxehtë dhe ta shijoni çdo sekuencë.

A Bad Moms Christmas

A Bad Moms Christmas është një film komedi amerikane i Krishtlindjeve i vitit 2017. Shkruar dhe drejtuar nga Jon Lucas dhe Scott Moore, filmi është një vazhdim i filmit të vitit Bad Moms, të vitit 2016. Historia ndjek tre nënat nga filmi i parë (Mila Kunis , Kristen Bell dhe Kathryn Hahn) dhe nënat e tyre që vijnë t’i vizitojnë gjatë festës së Krishtlindjes.

Filmi përshkruan vështirësitë që hasin nënat në përgatitjen e festave, nga dekorimet e deri tek ushqimet. Filmi përcjellë mesazhin për të qëndruar së bashku si familje në kohën e festave dhe jo mënyrën se si duhet të prezantohemi tek të tjerët.

Filmin mund ta gjeni në Netflix dhe kudo në internet si free watch.

Holidate

Të ngopur nga të qenit beqarë gjatë pushimeve dhe presionit nga familjet për t’i njoftuar me personin e zemrës, dy të panjohur vendosin ta njohin njëri tjetrin, për të përjetuar diçka platonike gjatë gjithë vitit.

Historia zhvillohet gjatë kohës së Krishtlindjeve e cila me aktrimin e Emma Roberts dhe Luke Bracey na bashkon me një prej historive më të mira komedi-romantike.

Filmi u publikua në vitin 2020 dhe mund ta gjeni në Netflix.

Single All the Way

Nuk thonë kot se festat kanë të bëjnë vetëm me lumturinë dhe rrugëtimin se ku kemi arritur gjatë gjithë vitit.

Filmi komedi Single All the Way, përshkruan jetën e Peter i cili vendos ta njoftojë familjen e tij, me të dashurin e tij Tim, për festat e fundvitit. Teksa e kupton që Tim është i martuar dhe dëshpërohet për ëndrrat të cilat kishte thurur. Megjithatë Peter vendos ta njoftojë familjen e tij me të “dashurin e tij të rremë” (shokun e tij Nick). Në takimin e tij me familjen nëna e Peter ka organizuar një “blind date” për të. Kë zgjedh Peter dhe si zhvillohet historia e tyre na mbetet ta shohim këto ditë të festave.

Filmi është prodhim i vitit 2021 dhe mund ta gjeni në Netflix.

Elf

Edhe po të kalojnë vite të tëra, rekomandimi im për filmin “Elf” gjithmonë do të ekzistojë. Këtë vit bëhen 20 vite nga publikimi i tij mirëpo historia që ky film prezanton vlen për të gjitha moshat.

Me aktrimin e mahnitshëm të Will Ferrell si Elf, ai përshkruan historinë e një njeriu të rritur në mesin e elfeve në Polin e Veriut. Pasi kupton që vendi i tij është Nju Jorku, ai merr udhëtim për ta gjetur familjen e tij. Rrugëtimi, sfidat, dhembshuria dhe naiviteti i Buddy-it (Will Ferrell) është shumë i bukur dhe njëkohësisht i humbur në mungesën e prindërve.

I prodhuar në vitin 2003, filmin e zhanrit fantazi mund ta gjeni në HBO Max.

The Family Stone

Epo, ajo përballet me drama të ndryshme në serialin e famshëm Sex and the City, e ndoshta ky aktrim edhe i fle më mirë aktores Jessica Parker, pasi dramat për të nuk ndalen as në filmin Family Stone. Jo gjithçka është e thënë të jetë në rregull për Krishtlindje apo Vitin e Ri, por sido që ndodhë mundohemi të gjejmë kënaqësi.

Meredith si e dashura e Everett, vendos të ndjekë një rregull tradicional dhe të njoftohet për festa me familjen e tij. Në takimin e tyre, fatkeqësitë e familjes Stone mundin entuziastin e Meredith dhe ato nuk cilësohet të jenë pushimet e saj më të mira.

Filmin mund ta gjeni në Prime Video.

Këta janë disa nga filmat që ju mund t’i shikoni në këtë periudhë festash. Ne urojmë ta shijoni çdo moment të tyre.