Live Stories from Prishtina

LIVE

4 Qershor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Ka diçka tronditëse në këtë mendim “kurrë më nuk do të jemi kaq të rinj sa jemi sot.” Jo vetëm në moshë, por në mendje, në ndjeshmëri, në ëndrra që ende nuk janë tharë nga zhgënjimi.
Jeta ndonjëherë na bën me u vonu. Me i shty gjërat për “kur të kem kohë”, “kur të jem më i/e sigurt”, “kur të jetë momenti i duhur”. Po çka nëse bash tash, sa po lexon këta rreshta është momenti.

***

E marta në Kosovë ishte si një film me dy skena krejt të ndryshme: Në njërën, policia futet nëpër shtëpi luksoze me mandat gjykate.
Në tjetrën, deputetët futen në sallë pa mandat moral me formu institucione.

Qielli u thye por për kë?

Policia e Kosovës, me përkrahje ndërkombëtare, zbatoi një operacion të koduar “Qielli i Thyer”.
Emri si me qenë ndonjë këngë e trishtuar por realiteti ishte brutal:
22 të arrestuar, 47 lokacione të bastisura, vetura luksi, para cash, armë, drogë, orë të shtrenjta, e deri tek 500 mijë euro të ngrira në banka.

Pytje që mbetet:
A u quajt “qielli i thyer” sepse ishin shumë lart e dikush më në fund i uli poshtë?
Apo sepse realiteti ynë është aq i rëndë, sa qielli ka fillu me u ça vetvetiu?

Në çdo rast, kur shteti vepron, sado rrallë, sado me vonesë, ia vlen me e cek.
Jo për me lavdëru, por për me i kujtu se kështu duhet me qenë përditë.

***

Kuvendi dhe numrat që s’po na len rehat 25.

Në anën tjetër të qytetit, politika po thërriste për tentativën e 25-të për konstituimin e Kuvendit.
25 herë?!
Nuk janë as ditë, as orë, por përpjekje të pasuksesshme për me u ul e me u marrë vesh.

Imagjino veç me e provu 25 herë me ndejt me dikë në kafe dhe me u ngrit gjithmonë pa e porosit as ujë.
Po çka me bë, këta tanët s’po i lidh as menyja e shtetit.

25 është numër që s’ka kuptim më në këtë kontekst.
Ai tregon jo vetëm një dështim institucional, por një lodhje kolektive.
Qytetarët janë në pritje, ndërsa politikanët në betejë për ulëse që veç sa s’janë mbulu me pluhur.

E ti që po lexon, a e ke numëruar ndonjëherë 25 herë dështim në jetën tënde dhe prapë me pas qejf me dal prapë në takim? Politika kosovare e ka bërë këtë sport.

***

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, me tekst të dramaturgut Jeton Neziraj, u rrezikua nga censura në Ferizaj përderisa në Greqi rrëfimi i kësaj drame ka lulëzuar dhe ka ngjallur reagime të shumta në publik. Pos premierës, shfaqja e inskenuar, nën regji të Enke Fezollarit, kishte edhe 14 repriza. Rrugëtimin për këtë sezon e ka mbyllur të hënën mbrëma dhe nga shtatori janë planifikuar edhe 12 repriza. Lexim skenik do t’i bëhet edhe në Hong-Kong

***
Dashuria shprehet në forma të pafundta në një përqafim të papritur, në një fjalë të ngrohtë, në një gotë uji që ta sjell dikush pa ta kërkuar.
Disa e thonë me dhurata, disa me mesazhe të gjatë, të tjerët me heshtje që kuptohen.
Por mes gjithë këtyre mënyrave, ka një që tejkalon çdo gjuhë lutja.