Live Stories from Prishtina

LIVE

February 23, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Të jesh i pasionuar pas leximit ndihmon në zgjerimin e horizontit tuaj, në zbulimin e vetes tuaj, si dhe hap rrugët për të gjetur të vërtetën brenda jush.

Nëse shtëpia juaj e ka librin shtyllë kryesore, nëse ju e gjeni veten pas mesnatës duke u ushqyer me kapitujt e fundit të një libri që e keni nisur tash e sa ditë, e po ashtu nëse e ke lënë festën më herët sepse jeni zhytur në historinë e karakterit tuaj të preferuar, atëherë ju jeni të familjarizuar me gëzimin kur dëgjoni për një libër të ri në librarinë e qytetit.

Librat janë dyer të hapura në një dhomë përtej. Histori që vazhdojnë, fundi i cili është vetëm një fillim i ri, tiparet e një karakteri që të bëjnë të biesh kokë e këmbë në dashuri, fjalët e pathëna dhe jetët e pajetuara, të gjitha këto copëza që mund t’i hasësh në histori të ndryshme në libra. Librat kërkojnë vëmendjen dhe përkushtimin tuaj që ti ta gjesh edhe shtegun drejt një mendje që mendon ndryshe nga dje, një mendje e cila ka marrë këndvështrime të reja dhe e cila të ka njoftuar me një destinacion tjetër të jetës.

Për të gjithë admiruesit e librave, ne Ju propozojmë 3 libra të cilët ia vlen t’i lexoni, pasi secili ofron një mësim të veçantë.

Trust Life, shkruar nga Louise Hay

Ajo çfarë autorja Hay, na prezanton me “Trust Life”, është një formë e të jetuarit, libri bazohet në konceptin se “atë që japim, e marrim mbrapsht”. Ne të gjithë kontribuojmë dhe jemi përgjegjës për ngjarjet që ndodhin në jetën tonë – si të mirat ashtu edhe të ashtu quajturat të këqijat.

Kur krijojmë paqe dhe harmoni në mendjen tonë dhe mendojmë pozitivisht, ne do të tërheqim përvoja pozitive dhe njerëz me mendësi të njëjtë tek ne. Në thelb, ajo që ne besojmë për veten dhe për jetën bëhet e vërtetë për ne.

Loving what is, shkruar nga Byron Katie

“Loving what is”, do t’iu tregojë hap pas hapi, përmes shembujve të qartë dhe të gjallë, saktësisht se si ta përdorni procesin për të kërkuar në thelb problemin kur gjërat nuk funksionojnë.

Në këtë libër mund të zhyteni në historinë e një gruaje që ishte e gatshme të lë pas shumë gjëra duke zbuluar fuqinë për të punuar me veten. Nëse vazhdoni të punoni me veten tuaj ju mund të zbuloni ashtu siç kanë zbuluar shumë njerëz, se pyetja rrjedh në çdo aspekt të jetës suaj, duke zhbërë pa mundim mendimet stresuese që ju pengojnë të përjetoni dashurinë dhe jetën.

Atomic Habits, shkruar nga James Clear

Një libër jashtëzakonisht praktik dhe i dobishëm, në të cilin James Clear na informon për detajet kryesore rreth formimit të zakonit, kështu që ju mund të arrini më shumë duke u fokusuar në gjëra të vogla.

Njerëzit thonë se kur doni të ndryshoni jetën tuaj, duhet të vendosni synime të mëdha, mirëpo ky rregull sipas autorit është gabim. James Clear ka zbuluar një sistem më të thjeshtë për të ndryshuar rutinën. Ai e beson se ndryshimi i qëndrueshëm vjen nga efekti kompleks i qindra vendimeve të vogla – duke bërë dy shtytje në ditë, duke u zgjuar pesë minuta më herët ose duke mbajtur një telefonatë të shkurtër të vetme, e kështu duke i portretizuar si zakone atomike.