A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Librat, që duhet t’i lexoni në vitin 2022- Pjesa III

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Pse mos të kalojmë këto ditë pranvere duke shfletuar disa nga librat e preferuar, të cilët po na presin në dollapin tonë apo edhe të shkojmë në librarinë më të afërt dhe të njoftohemi me një zhanër të ri të librave.

Të lexoni diçka që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë, qoftë ajo një histori dashurie, suksesi apo edhe dështimi, padyshim se nga secila do të merrni një mësim i cili do t’iu nevojitet në të ardhmen.

Sot do t’iu njoftojmë me librat të cilat duhet t’i lexoni në sezonin e pranverës (nëse ende s’i keni lexuar).

Three Girls from Bronzeville, shkruar nga Dawn Turner

Tri gra të reja me ngjyrë, Dawn studiuesja, Kim e guximshmja dhe Debra e bukura përbëjnë zemrën e këtij libri me kujtime të paharrueshme dhe lidhjen e tyre të fuqishme që e kanë krijuar në lagjen Bronzeville të Çikagos. Jeta e Dawn, Kim dhe Debra përcillet vazhdimisht me fatkeqësi dhe protesta të viteve të ’70-ta krejtësisht nën hijen e lëvizjes për të drejtat civile. Libri i gazetarit dhe shkrimtarit Turner, i cili i takon zhanrit romancë, funksionon si një lloj historie e gjallë, duke i dhuruar lexuesit një pamje të drejtpërdrejtë e të palëkundur se si është të trashëgosh një trashëgimi të përzier lirie dhe padrejtësie të vazhdueshme.

Predictably Irrational, shkruar nga Dan Ariely

Pse dhimbjet tona të kokës vazhdojnë pasi marrim terapinë e njëjtë në shtëpi, por zhduken kur e vizitojmë mjekun? Pse shpenzojmë për një ushqim të bollshëm, por kursejmë njëzet e pesë cent për një supë në kanaçe?

Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në jetën tonë, ne mendojmë se po bëjmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por, a jemi ne me të vertetë?

Në këtë botim të bestsellerit të New York Times, Dan Ariely hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra thelbësisht racionale. Nga pirja e kafesë tek humbja e peshës, nga blerja e një makine te zgjedhja e një partneri romantik, ne vazhdimisht paguajmë, nënvlerësojmë dhe zvarritemi. Megjithatë, këto sjellje të gabuara nuk janë as të rastësishme dhe as të pakuptimta. Ato janë sistematike dhe të parashikueshme, të cilat na bëjnë nganjëherë të paarsyeshëm.

Little Woman, shkruar nga Louisa May Alcott

Historia ndjek jetën e katër motrave Meg, Jo, Beth dhe Amy dhe e përshkruan në detaje fëmijërinë e tyre, adoleshencën dhe jetën martesore. Bazuar në jetën e autores dhe të tre motrave të saj,  libri klasifikohet si një roman autobiografik ose gjysmë-autobiografik.

Little Women ishte një sukses i menjëhershëm komercial dhe kritik, pasi mori dashurinë e lexuesve për të mësuar më shumë rreth personazheve. Romani trajton tre tema kryesore: “familjen, punën dhe dashurinë e vërtetë, të gjitha të ndërvarura dhe secila e nevojshme për arritjen e identitetit individual të heroinës” në këtë rast gruas.  Sipas kritikes letrare Sarah Elbert, Alcott krijoi një formë të re të letërsisë, një formë që mori elemente nga fiksioni romantik për fëmijë dhe e kombinoi atë me të tjera nga romanet sentimentale, duke rezultuar në një zhanër krejtësisht të ri.

Elbert argumenton se brenda Little Women mund të gjendet vizioni i parë i “vajzës tipike amerikane” dhe se aspektet e saj të ndryshme janë mishëruar në motrat e kësaj familje.

Libri është përkthyer në shumë gjuhë dhe është përshtatur shpesh për skenë dhe ekran.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP