Live Stories from Prishtina

LIVE

May 4, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Të jesh lider, komunikues, të kesh kurajo për ndryshim dhe të jesh pasionant ndaj punës që bën, të lejon të jesh kontribues për komunitetin dhe shoqërinë ku jetojmë.

Një kontribut shumë frytdhënës për shoqërinë ka dhënë dhe vazhdon ta jep edhe Anesa Colakovic.

Colakovic ka punuar vazhdimisht gjatë këtyre viteve për mirëqenien dhe ndihmën ndaj komunitetit boshnjak, për t’i mbështetur dhe vlerësuar për punën që bëjnë.

Menjëherë pas përfundoi studimet në Amerikë, Anesa shfrytëzoi bursën e fituar nga Rotary Scholarship, për t’u kthyer në Kosovë dhe për të dhënë ndihmën si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Përfshirja në grup me organizatat ndërkombëtare e ndihmoi Anesën në themelimin e një biblioteke. Kjo bibliotekë posedon libra në gjuhën shqipe dhe angleze, teksa gëzon edhe një kënd të vogël për libra në gjuhën boshnjake.

Qendra Mësimore Arsimore dhe Kulturore, e njohur si Biblioteka e Ndërtimit të Paqes në Mitrovicë, është hapësirë moderne për takime pune në grup, lexime dhe detyra me shkrim. Për më tepër, ndërtesa ka disa veçori më të rëndësishme. Ajo ndodhet pranë Urës në Mitrovicë, e cila lidh Mitrovicën Veriore dhe Jugore, kështu që vendi të shërbejë si mundësi edhe për ndërtimin e paqes.

Ndërtesa ofron mundësi për aktivitete rekreative, si not në ambiente të mbyllura, sporte si volejbolli, basketbolli, gjimnastika, futbolli, fushë tenisi në natyrë, park dhe parking. E ndërtuar në këtë mënyrë, për të qenë e shfrytëzueshme për të rinjtë.

Vendi ku ndodhet kjo bibliotekë pasqyron më së miri qëllimin e Anesës, pra mbizotërimin e paqes tek të gjitha komunitetet në Kosovë.

Teksa Anesa vazhdimisht përcjellë të vetmen kërkesë. Ajo u rekomandon grave të reja që qëndrojnë aktive, të merren me problemet e komunitetit duke përmirësuar kushtet e komunitetit, si dhe të përkrahin njëra-tjetrën.