Live Stories from Prishtina

LIVE

April 27, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Si njerëz, shpirtrat tanë ushqehen nga historitë dhe përjetimet e përbashkëta.

Jo shumë herë përballemi me diçka që mendja dhe trupi ynë relaksohen duke e parë apo duke e dëgjuar. Dinamikat e përditshme jetësore e kanë fokusin kryesor, prandaj një muzikë e mirë, një informatë për komunitetin tonë apo edhe një aktivitet kulturor e artistik janë padyshim pjesë të rëndësishme të jetës tonë.

Një burim informues dhe argëtues është radio. Me ç’rast, Paper Radio është hapësirë e cila ofron qasje për të gjithë, duke filluar nga muzika dhe diskutimet e ndryshme kulturore, me një fokus të veçantë në gjithëpërfshirje.

Një emision i llojit të tillë është edhe “Geveze”, me moderator Teoman Globoder në Paper Radio.

Emisioni ka për qëllim të ofrojë një qasje informuese e direkte me komunitetin turk, duke njoftuar audiencën për çdo gjë që ka të bëjë me aktualitetin. Emisioni transmetohet çdo ditë nga ora 18:00 deri në ora 20:00 dhe trajton tema të ndryshme sociale dhe kulturore që ndodhin në Kosovë. Për ata që duan ta kalojnë me lehtësi ditën e parë të javës, ju mund të informoheni për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vikend. Ndërsa, për t’u njoftuar me kuriozitete te ndryshme, për të njohur muzikantë turk si dhe për ta shijuar “Top 30”, me muzikën më të mirë turke, ju mund të qëndroni të lidhur në 91.1FM, nga e marta deri të premten.

Moderatori i këtij emisioni Teoman Globoder, shkrin përvojën me qëllimin e tij të vetëm, dashurinë dhe pasionin që ka ndaj radios, e në veçanti ndaj emisionit të tij.

Paper Radio i ofron mundësi të gjithë atyre që duan të sjellin diçka unike, siç është edhe Geveze. Çdo të mërkurë, Teomani do të jetë urëlidhëse për ju, me intervistat ekskluzive me mysafirë të fushave të ndryshme.

Ndryshe nga profesioni si gazetar, Teomani gëzon një talent të veçantë për kitarën. Ai ka theksuar se së shpejti do të sjellë edhe performanca live me kitarë të shoqëruara me muzikë turke.