Live Stories from Prishtina

LIVE

June 16, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Njerëzit kanë hequr dorë nga ideja e të jetuarit thjesht. Largimi nga fshatrat krijoi çdo herë e më shumë mendimin se të jetuarit në qytete do të lehtësonte kërkesat jetësore, mirëpo nuk u mendua mirë se çfarë do të bëhej atëherë kur ti ndjen nevojën për liri dhe për vende ku koha ndalon dhe ti e shijon natyrën.

Kjo mungesë vetëm sa e rriti edhe dëshirën për kampe në ambientet e hapura me ajër të pastër.

Qëndrimi në mal gjatë natës dhe shikimi i yjeve kur asgjë tjetër përveç tyre dhe xixëllonjave nuk ndriçon, nuk janë kënaqësitë e vetme që i merr nga të bërit kamp. Shoqërimi i një nate me më të dashurit e tu i bënë ato momente më të paharrueshme, ku ju ndani historitë e patreguara, shakatë dhe më e rëndësishmja ushqimin.

Por, si ka ndryshuar të bërit kamp ndër vite?

Kujtimet e para për kamp u shkruan nga Henry David Thoreau, i cili konsiderohet si personi i parë i cili shkroi lidhur me të jetuarit në një kasolle në pyll.

Përfitimet e kampit ditor veror ose kampit gjatë natës janë të pafundme. Fëmija juaj jo vetëm që do të kthehet nga kampi me pavarësi më të madhe dhe një ndjenjë më të fortë identiteti, por gjithashtu do të ketë zhvilluar aftësi të reja, do të krijojë miq të rinj dhe do të krijojë kujtime që do t’i ruajnë përgjithmonë.

Promovon pavarësinë

Në kamp, një fëmijë përjeton kohë larg prindit. Kjo kohë e pavarur është e rëndësishme për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë një ndjenjë identiteti.

Mëson punën në grup

Pavarësisht se cilat janë interesat e fëmijës tuaj, qofshin ato sporte apo arte dhe zanate, një program kampi do t’i angazhojë ata në aktivitete që kërkojnë punë ekipore. Të dish se si të punosh në ekip është një aftësi e dobishme për jetën.

Ndërton vetëvlerësim

Në kampin veror, fëmijët kanë mundësinë të arrijnë, qoftë kjo të kapin një peshk apo të pikturojnë pikturën e tyre të parë në një mjedis më pak konkurrues se shkolla. Arritja është përbërësi kryesor i vetëvlerësimit.

Krijon miqësi

Fëmijët mund të takojnë fëmijë të tjerë me interesa të ngjashme në një mjedis të relaksuar në kamp. Ata gjithashtu mund të takojnë miq të rinj me prejardhje të ndryshme.

U jep fëmijëve një sens qëllimi

Fëmijët do të ndiejnë një lidhje më të madhe me komunitetin e tyre përmes aktiviteteve të kampit si këndimi, vallëzimi ose aktivitete sportive. Si rezultat, fëmijët rriten për të vlerësuar komunitetin dhe mund të ndihen më të prirur për të bërë një ndikim pozitiv në botën përreth tyre.

Kampingjet janë edhe mundësia perfekte për personat e sapo njoftuar në çift. Një kohë me kualitet e shfrytëzuar mirë, ku ju mund të keni hapësirën tuaj private për bisedat tuaja të gjata.

Krejt çka ju duhet për një kamp ideal është tendën tuaj, batanijet, një bateri për dritë, ushqim të mjaftueshëm dhe loja të ndryshme për ta kaluar kohën.

Rregullat e kampingut: Shikoni zjarrin. Dëgjoni zogjtë. Notoni në liqen. Lexoni. Bëni një sy gjumë. Relaksohuni. Shikoni perëndimin e diellit. Gatuani mbi zjarr. Shijoni ajrin e pastër. Jeta shijohet më e bukur në pyje.