Dje n’Kosovë / foto: @dolcenanaa / ig: myprishtina
30 Qershor, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Nganjëherë i dashur lexues, lexon diçka dhe mendon se të ka ndodhur vetëm ty, pastaj kupton që njejta gjë i ka ndodhur edhe dikujt tjetër. Pastaj e kupton që çdo situatë që prodhon emocione të caktuara janë emocione të përkohshme që i kanë ndodhur çdokujt.
Kështu… mushkonjat na mbytën! Vapa e madhe dhe uji që qëndron në një vend, po sjellin edhe më shumë adhurues të gjakut të species tonë.
E qe çka bëjmë gjatë natës: e durojmë pakëz nxehtin, veshim diçka me mëngë të gjata, i mbajmë këmbët në çorape nëse veç dëshirojmë të kalojmë natën në terasë dhe pjesëve të zbuluara u hedhim diçka kundër tyre.
Tash dalim tek lajmet nga vendi:
Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se është penduar që kishte mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas tij, paraburgimi shumëvjeçar i ish-krerëve të UÇK-së ka qenë i pajustifikuar, ndërsa për Hashim Thaçin thotë se nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në.
Pra, pas më shumë se një dekade, Serwer po ua bënë “edit” një prej qëndrimeve të tij më të rëndësishme.
Ai shtoi se nuk pret asnjë rezultat të caktuar nga procesi gjyqësor, por theksoi se çdo vendim i gjykatës duhet të respektohet, edhe pse kjo nuk do të thotë se ai pajtohet domosdoshmërisht me të.
***
Indeks online ka raportuar se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka anuluar tenderin për furnizim me oksigjen medicinal, pasi oferta e vetme e pranuar ishte dukshëm më e lartë se buxheti i paraparë për kontratën.
Domethënë kemi pas mundësi me marr frymë por çmimi ia “mori frymën” tenderit.
Kontrata ishte paraparë të kishte vlerën prej 445,567.50 euro, por procedura u anulua pasi oferta e vetme tejkalonte ndjeshëm këtë shumë.
****
Në koha net, e pash që ka nisur faza e dytë e xhirimeve të filmit kosovar “Për sa t’ketë det”, i cili trajton pasojat e luftës së Kosovës përmes historisë së një gruaje, bashkëshorti i së cilës është zhdukur gjatë luftës.
Filmi deri tani është xhiruar në Kaçanik, Ferizaj dhe Harilaq, ndërsa ekipi do të realizojë edhe disa skena në Vlorë para se të përfundojë xhirimet më 7 korrik.
Një film që shpejgon plagë që vazhdojnë të jetojnë edhe shumë vite pas luftës.
Në rolet kryesore luajnë Ilire Vinca dhe Alban Ukaj, ndërsa regjisori Sovran Nrecaj thotë se filmi fokusohet te jeta e grave dhe familjeve që vazhduan të përballen me dhimbjen edhe pas përfundimit të luftës. Premiera pritet të mbahet vitin e ardhshëm.
***

