Dje n’Kosovë
4 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
I dashur lexues, e adhuroj kur ti dhe gjithë njerëzit; qeshin aq shumë sa nuk qëndroni dot në këmbë, kur i dorëzoheni muzikës, kur uleni bashkë në qetësi, kur flisni shkoqur për mrekullinë e të qenurit gjallë, e adhuroj kur ti/ai/ajo i lexoni këta rreshta dhe të kujtohen gjitha këto momente.
Një protestë tjetër u organizua nga shqiptarët në Luginën e Preshevës kundër pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, të cilat ata i shohin si masa diskriminuese dhe si kërcënim për të drejtat e tyre. Ktheni adresat, të drejtën e votës, të drejtën për tu pajisur me letërnjoftime e pasaporta! Ishin thirrjet gjatë protestes.
Çfarë metodash të tjera do të mund të përdornin shqiptarët për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre? NcNc, këto tema si një “mal pa sakicë”.
A është e mundur që presioni i BE-së të çojë në ndryshim konkret në politikën serbe, apo janë disa kritika të tyre vetëm deklarata diplomatike?
***
Qeveria e Kosovës para disa ditëve, (për të cilën e kemi përmend edhe një herë javën e kaluar) ka projektuar një buxhet prej 3.6 miliardë euro për vitin 2025, që përfshinë fonde shtesë për sektorë zhvillimorë.
Si do të shprëndahet ky buxhet dhe a do të përfshihen sektorë jetikë si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura? A po vetëm fjalë deri sa të përfundojnë zgjedhjet?!
***
“Pagat në sektorin publik do të rriten me 50 përqind për shërbyesit civil, mjekët, infermierët, mësuesit, profesorët, zjarrfikësit, ushtarët, policët e të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i shtetit. Për dallim, për pozitat me paga të larta dhe emërime politike, rritja do të jetë 30 përqind”, ka thënë kandidati për kryeministër i PDK-së.
Po këto po thuhen, po sa po mbahen tani se??
***
Komuna e Vitisë të shtunën ka njoftuar se në Kongresin Botëror të Këshillin Ndërkombëtar të Organizatave (CIOFF), në Sofje të Bullgarisë, çertifikuar dhe njohur nga CIOFF, dhe janë futur në kalendarin zyrtar botëror të këtij kongresi edhe dy festivale nga Kosova:
International Folklore Festival Dance and Rites “N’Karadak Krisin Tupanat”;
International Folklore Festival “NINULLA”.
***
Më e mira për të gjithë, është sigurimi i të drejtave të gjithsecilit, duke promovuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë!!!