Arkiva
1 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Ndoshta fundi i lumtur është të vazhdojmë të ecim vetëm. Ndoshta duke marrë këtë vendim do të rritemi dhe do ta zbulojmë se çfarë na mposhti herën e kaluar.
Dita e shtunë përcolli vazhdimësinë e ndodhive të së premtes. Ja Kosova në 24 orë e disa minuta, sepse për dallim nga dje, ky artikull u publikua në 07:01 të mëngjesit.
***
NATO e ka rritur praninë me pjesëtarë të forcave italiane në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht dhe pastaj i ka reduktuar ata. Fjalia “veprime të njëanshme” është shprehja më e përdorur këtë javë. A i’a prishëm punët vetes, i dashur lexues, me disa veprime të mëhershme, që tash edhe kur veprojmë mirë po cilësohet gabim? A mos ndoshta qeveria e tanishme po krijon një realitet që po kalon edhe vijat e partneritetit dhe përkrahjes me NATO-n? Ëndrra e Serbisë që Kosovës t’ia “veshë” imazhin e “mollës së prishur në Ballkan” para botës a mos po realizohet?!
***
A mund t’i quaj “Drama Queens”, ju lutem? Si dinë serbët çdo situatë ta bëjnë aq tragjike para ndërkombëtarëve? Rrezik për popullatën lokale?! Definitivisht, Kosova është “Kampione në Evropë për garantimin e të drejtave të pakicës” dhe kjo është dëshmuar në veprime administrative. Presidentja, Vjosa Osmani, midis Pragës po e arsyeton qeverinë duke thënë se qasja e Kosovës ndaj problemeve dallon nga ajo e SHBA-së, por nuk sheh dëme në bazën e marrëdhënieve me këta të fundit. Ama veten po e distancon prej vendimeve të vendit të saj!?
***
Ekspozita “Keep calm and smile”, e Korab Bashës me kurator Elton Koritarin, ilustron portretet e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me mesazhe në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ekspozitën mund ta vizitoni deri më 3 shtator.
***
Pse të mos ju tregoj këtë fundjavë që hyrja në sezonën e virgjëreshës, sipas astrologjisë, do t’i dhurojë një rregull botës: gjithçka hyn në radhë dhe kërkon perfeksionizëm nga ju.
***
Lexues, gjithçka që bëhet me shumë dashuri është e bërë mirë! Ndërsa çdo gabim që bën është një dëshmi që ti nuk rri pa provuar.