N’Kosovë
18 Shtator, 2026
E.Rr
Bash një ditë para vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Cineplexx u dha premiera e filmit “Dua”, kandidatit të Kosovës për Oscars, para se të fillonte filmi kisha shumë ndjenja të përziera.
Duke e ditur që filmi shfaqte situatën e paraluftës në Kosovë, nga sytë e një 13 vjeçareje, Duas, nga momenti që hyra në hapësirën e kinemas filloi të ndryshonte disponimi im, i cili nga fillimi i javës ishte i luhatshëm.
Zakonisht ngjarjet që lidhen me luftën e Kosovës, tek unë zgjojnë një interes të veçantë edhe personalisht nuk e kisha ndalë prodhimin e filmave, serialeve, ngjarjeve që transmetohen apo luhen para njerëzve përmes kanaleve të ndryshme me histori të luftës derisa ato histori të shterrohen të gjitha, sepse ka shumë për tu treguar.
Historia e Duas ishte vetë historia e Blertës dhe ekziston diçka magjike kur shikon Duan dhe pastaj takon sytë e tu që shikojnë filmin me sytë e Blertës.
Pinea (Dua) e ka përcjellur aq mirë, Blertën e luftës në film, sa që ti nga karriga mendon që je vet në film kur ia ndjen hutimin, frikën, momente e gëzimit me motren dhe vëllaun e vetë, ndjenjën që nuk e di se çfarë e pret të nesërmën, zemërimin, frikën ndaj humbjes së dikujt në familje, pikëllimin kur e sheh babain e vetë të goditet nga paramilitarët serb, sytë pa qare kur sheh njerëzit të tërhiqen zvarrë në protesta.
Gjithçka kulmon me aktrimin e mrekullueshëm të kastit, të cilët ani pse tek “Dua” luanin rolin e babait dhe nënës, në kohën e luftës, kohë kjo e portretizuar në film, edhe ata ishin thjeshtë disa të rinjë, të cilët në film, e portretizojnë aq mirë frikën e prindërve në atë kohë për atë se “çka do ta pres familje e vet dhe çka do t’i ndodhë vendit të vetë”.
Në përgjigjen e saj për Paper, Blerta Basholli, kur u pyet se “cila kishte qenë skena më e vështirë për tu xhiruar në film?”, tha se ishte skena e trenit dhe protestave.
“Skena e trenit dhe e protestave, dyjat janë skena me shumë përgjegjësi, janë skena të bazuara në historinë tonë, ka pasur shumë njerëz, u dasht ma se pari me adaptu, me kriju një tren me vagona qe na ka ndihmuar shume edhe trankos dhe infrakosi po edhe secili puntor i skenografisë dhe i produksionit, që çka kanë mujt kanë bo për me qenë skena sa ma reale, por mund të them që ato dy skena që nganjëherë kom thanë çka i kom shkru, se aq shume jom kon e ngarkune, por gjithçka ka shku shumë mirë sa që kam thanë diçka kemi bo gabim, se tepër mirë është duke shku.”
Skena e trenit tregon skenën ku familja e Duas detyrohen të ndahen, një pjesë e familjes të dalë në qytet në mënyrë që të deportohen me tren. Portreti i Duas në dritaren e trenit është skena e fundit. Aty në fytyrën e Duas e lexon gjithë tmerrin.
Skena e protestave e shfaqë Duan duke dëgjuar muzikën e saj me kufje, kur papritur në dhomën e saj futën të rinjë me sy të lotuar dhe të djegur nga gazi lotësjellës, të cilëve Dua dhe familjarët e saj ua hapin derën që të strehohen deri sa të shpërndahet protesta, ku të gjithëve u ipet qepë. Dua s’mund të qëndrojë gjatë në dritaren e banesës në “Ulpianë”, pasi s’i duron skenat e shkelmimit të shqiptarëve në protestë.
E pyetur se cila ishte skena që Blerta e do më së shumti, ajo tha “skena ku këndon së bashku me motrën e saj”.
“Mu më pëlqen shumë skena ku qikat këndojnë, Skunk Anansie është një artistie që e kam dëgju tërë jetën…”
Ndërsa nëse isha pyet unë se cila është skena më e mirë, e kisha përmend ata që ma së mirë e tregon zemren tonë, zemrën e secilit shqiptarë.
(Në formë që mos me ta prish historin e filmit ende pa e pa po e tregoj pak si shkurt që me dal tek mesazhi që po du me ta dhanë)
Dua, në film detyrohet me kry një borxh që mos me e pësu familja e saj, me dy prindër të papunë, ajo mbledh kursimet e veta të cilat prap janë të pamjaftueshme, e shoqja e Duas e cila ka ardh nga Drenica, pasi i kanë djeg gjithçka e baba i ka shku në UÇK, e ka vetëm një send që ja ka lanë kujtim baba, një orë dore. Kur Maki (shoqja e Duas) e sheh në çfarë zori është Dua, vendos me ja jep të vetmin kujtim që me i bo paret e nevojshme për borxhin.
Maki në film thotë kështu (po e përfrqxoj): baba jem ish ndje krenar, nëse e kish ditë që orën e tij po e dhuroj për një ndihmë të tillë.
Edhe po besom që ish ndje, së pari me veprim e Makit, e së dyti me karakterin luftarak të Makit♥️
Pas Cannes, Sarajevës e festivaleve të tjera, “Dua” u shfaq edhe në Prishtinë. Herën e parë u shfaq në kuadër të PriFestit e cila ishte bash në ditët kur Serbia varrosi me ceremoni ushtarake kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, të shpallur fajtor për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, pasi trupat e komanduara prej tij, midis të tjerash, më 1995 vranë mbi 8 mijë civilë në Srebrenicë dhe herën e dytë bash një ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së.
Suksese rrugëtimit të “Duas”, Blerta e gjithë regjisorëve të tjerë, na sjellshin emocionet si kjo i “Dua-s” dhe si e shumë filmave tjerë deri më sot. Urealizofshin sa më shumë filave tjerë shqip në kinemat tona!
