Dje n’Kosovë
7 Tetor, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Çka po du me thanë është se e kaluara është e kaluar dhe e tashmja është ajo që duhet ta jetosh i dashur qytetarë andaj “n’ty Kosovë mendoj kur agon drita, kur bylbyli mallshëm kndon, n’ty mendoj kur soset dita, terri botën kur e mblon”.
Për ty Kosovë m’rreh zemra kur ti vetë qetëson zemra… dje Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që ja çeli rrugën edhe miratimit të ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Pas disa ofertave të shkëmbyera gjatë ditës së 6 tetorit, PDK pranoi kandidaturën e Shiroka Pulës të propozuar nga LVV.
Kundërkandidate e saj ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Votimi nisi në minutat e fundit para mesnatës dhe përfundoi pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
E sot avokati Arianit Koci e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula, por ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një shkrim të koha.net ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën.
Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbëjnë çështje kushtetuese.
Para votimit për presidente, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur procedurën parlamentare për projektligjin e iniciuar nga PDK-ja.
Me të ndodhur votimi i ndryshimit të Ligjit, protestuesit i brohoritën votimin, organizatori i netëve të protestës Çlirim Haziri u përqafua me komandantin e policisë dhe masa u shpërnda pas arritjes së qëllimit të tyre për të cilin protestuan tash e sa ditë.
E iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.
Ligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale – siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë – por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj.
Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Zgjedhja e Shiroka Pulës i jep fund një periudhe gjashtëmujore gjatë së cilës detyrën e presidentes e ushtroi Albulena Haxhiu.
Dje fitoi Kosova, sepse, në momentin e fundit, vendi fitoi institucionet me mandat të plotë kushtetues dhe ia doli të krijoj kushtet për mbrojtjen e drejtë të luftës së UCK-së.

📸: Driton Paçarada/koha
