N’Shqipëri
14 Tetor, 2026
Nga Ditari i Paper | 2026
Është një thënje që shkon kështu: “Nuk ndodhë të ketë një njeri të zemëruar që ta ketë konsideruar zemërimin e vet të pajustifikuar”.
Ka muaj që protestohet në Shqipëri, pas shqetësimeve prej më të rëndave që e brejnë qytetarin e një vendi si dhe pas zemërimit të shtresuar që vetë qytetari ndjenë ndaj institucioneve të vendit të vetë, por protesta e 13 tetorit ishte ndryshe, zemërimi i protestuesëve të 13 tetorit ishte ndryshe.
Pas saj qëndron zemërimi i studentëve, qëndrojnë shqetësime për kushtet në universitete, kostot e arsimit, mungesën e mbështetjes financiare dhe pasigurinë për punësimin pas diplomimit.
Çfarë është përmirësuar realisht në arsimin e lartë që prej protestës së madhe të vitit 2018, çfarë mbetet e pazgjidhur dhe kur do të përmbushen kërkesat e studentëve? Dhe a mund të gjendet përgjigja për zgjedhjen e këtyre shqetësimeve të shprehura në protestë nga institucionet e tanishme? Sepse kërkesa e protestuesëve është dorëheqja.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ngritën zërin për shqetësimet që prekin të ardhmen e tyre, pakënaqësia u shtri përtej arsimit, duke u kthyer në një protestë kundër qeverisë dhe një sistemi politik ndaj të cilit të rinjtë kanë humbur besimin.
Me kalimin e orëve, situata u përshkallëzua. Protestuesit hodhën sende drejt Ministrisë së Arsimit, dëmtuan rrethimin dhe thyen xhama.
Protesta vijoi drejt Bashkisë së Tiranës dhe Pazarit të Ri, në godinën e Bashkisë u raportuan dëmtime dhe zjarr, ndërsa në disa akse u dogjën kosha mbeturinash. Sipas raportimeve mediatike, mbi 40 persona u shoqëruan në komisariate, mes tyre edhe katër të mitur, ndërsa pati edhe protestues të lënduar.
Por as gazi lotsjellës dhe as shoqërimet në polici nuk e kanë shuar revoltën.
Prej pamjeve dhe [besoj edhe për ata aty] prej përjetimeve më të tmerrëshme të ditës së djeshme mbetet përplasja e studentit Klevi Metaj me 6 policë, ku i njëjti goditët nga policia, prej rastit të së cilit, filloj qarkullimi i pamjes së tij të gjakosur dhe më pas i shtrirë në spital apo edhe rasti tjetër i studentit 19 vjeçar Ledion Balla, me këmbë të thyer i cili më pas tërhiqet zvarrë, si dhe shumë raste të tjera ku policia shihet duke keqtrajtuar edhe të moshuarit në protestë.
Pas këtyre rasteve sa do t’u japë policia e shetit, qytetarëve arsye për t’i besuar institucionit i cili thirret në emër të sigurisë?
Studentët kanë thirrur një tjetër protestë edhe sot më 14 tetor, në orën 14:00, sërish para Ministrisë së Arsimit.
Një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes studentëve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, tensionet duket se po përhapen edhe te gjimnazistët. Nxënësit e shkollës “Partizani” kanë bojkotuar mësimin dhe kanë qëndruar në oborrin e shkollës, ndërsa situata është përshkallëzuar me djegien e kazanëve të mbeturinave. Veprimi vjen në një klimë të tensionuar, pas protestës së djeshme që zgjati më shumë se tetë orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Zëri i studentëve meriton të dëgjohet por sa do të marrin kërkesat e tyre një përgjigje konkrete?
