Live Stories from Prishtina

LIVE

March 23, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i kuq i Oscars nuk ishte më i kuq.

Edicioni i 95-të i këtij viti priti parakaluesit, artistët me tapetin ngjyrë shampanje, për të promovuar një ndjenjë më “të butë” – si perëndimi i diellit por vetë pamjen e yllit e cila ishte po aq energjike sa në epokat e kaluara.

Edhe aktorët ishin të gatshëm të jepnin performancat e tyre më të mira të modës, ku shumë prej tyre zgjodhën dizajne që përplasnin tradicionalen me atë bashkëkohore, duke rezultuar në pamjet magjepsëse dhe shkëlqyese, pra tërësisht të freskëta.

Për t’iu përshtatur tapetit, tek yjet e kësaj mbrëmje dominoi e bardha. Michelle Williams, shkëlqeu me fustanin e saj Chanel Couture e cila ngjasonte me pelerinë të pastër dhe të zbukuruar.

Rooney Mara ngjasonte në një engjull veshur me fustanin e bardhë vintage nga “perandoria e modës” Alexander McQueen, prej koleksionit të famshëm Vjeshtë 2008 “The Girl Who Lived in a Tree”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nata nuk kishte veshje shumëngjyrëshe, ngjyrat lozonjare si rozë dhe ngjyrat e pasura si emerald nuk kishte si të mungonin.

Lady Gaga kishte veshur një fustan Versace të zi, shumë chic, të ngushtuar tek beli dhe i cili definonte linjat elegante. Javën që shkoi Donatella Versace mbajti në Los Angelos, spektaklin e vjeshtës 2023, ku fustani i veshur nga Gaga ishte modeluar nga Gigi Hadid.

Rihanna, e cila ishte pjesë e kolonës zanore me këngën “Lift me Up” nga filmi “Black Panther”, mori vëmendjen e njëjtë si në shfaqjen e disa jave më parë në Super Bowl. Me fustanin e saj të markës Alaia, i tëri nga lëkura, me barkun e kufizuar dhe me prerje simetrike poshtë këmbëve, flokët lidhur lart dhe buzët e kuqe duke vërë fokusin tek sytë e saj. Ajo ndryshoi veshjen edhe gjatë performancës, teksa e veshur me një bluzë babydoll të qepur me diamante, pantallona të zeza dhe doreza lëkure, Rihanna këndoi me një pelerinë mbështetëse ndërsa qëndronte sipër një platforme me bar.

I gjithë rrjeti ka folur për pamjen e Cara Delevingne duke e quajtur “një vrasje e mirëpritur”. Ndërsa, shumica e të ftuarve zgjodhën të bardhën ose të zezën këtë vit, Delevingne u dallua në një të kuqe të thellë romantike. Detaji i trëndafilit në shpatullën e saj është tepër i madh, por nuk mbizotëron tërë look-in siç kanë tendencën të bëjnë zbukurimet me lule. Dhe detaji prerjesë së fustanit në ije për të vënë në pah këmbën e saj në qendër të skenës. Pamja ishte një kujtesë se Cara Delevingne nuk është thjesht një vajzë e modës, por një supermodele e vërtetë me një prani të pamohueshme.

Phoebe Waller-Bridge në Dolce & Gabbana. Ajo është lloji i aktores që e di se kush është dhe çfarë i rri bukur. Kjo ndjeshmëri vërtet shkëlqeu në pamjen e saj Dolce. Waller-Bridge duket e rehatshme dhe e qetë, luksoze me një fustan që ndihet aq shumë ajo.

Ndërkohë burrat kryesorë të natës, eksperimentuan me veshjet në mënyra delikate. Austin Butler zgjodhi një smoking të zi elegant Saint Laurent, duke lënë këpucat me taka të marrin vëmendjen.

Në anën tjetër, i nominuari për aktorin më të mirë, Paul Mescal, kishte veshur një stil modern në një kostum klasik bardhë e zi nga Gucci; me xhaketën e tij oversized, pantallona me këmbë të gjera dhe këmishë pak të tejdukshme. Vlen të përmendet se karfica e tij e trëndafilit ishte veçantia e kësaj veshje.