Arkiva
31 Maj, 2024
Titi është koleksionuesi më i madh i muzikës që unë e kom njoft deri tash. Ai është edhe kuratori i muzikës që transmetohet në Paper Radio 91.1FM, jo vetëm gjatë ditës por edhe në emisionet unike siç është TOP 40 (produkt unik në Paper), Darka (alternative dhe rock) dhe Paper Select.
Sot, për ju, Titi ndan pesë këngë që secili prej jush duhet patjetër t’i keni në playlist-ën tuaj gjatë verës
Këto janë këngët dhe përshkrimi rreth tyre nga Astrit Dushi.
CHRIS REA ALL SUMMER LONG
Pulbikuar: 1985
Përshkrim: Dashuria verore dhe koha e kaluar gjatë ditëve me diell dhe netëve me verë, me temën nostalgjike të “dashurisë verore” dhe kujtimin e një marrëdhënieje të kaluar dhe kthimin në rutinën jetësore pas nje vere fantastike!!!
MADNESS NEVER KNEW YOUR NAME
Publikuar: 2012
Përshkrimi: Anthem for the missed opportunity. Këngë që të përkujton dashuritë e shkurtra verore, të humbura në kohë, nëpër të cilat gati çdonjëri prej nesh kalon. Një histori e mundësive të humbura gjatë pushimeve verore , kryesisht atyre adoleshente dhe të cilat mbesin thellë në kujtimet tona gjatë jetës….
LAID BACK SUNSHINE REGGAE
Publikuar: 1983
Përshkrimi: Është një këngë që nuk të bën vetëm të buzëqeshësh; por të kujton fuqinë e pozitivitetit dhe rëndësinë e përhapjes së ndjenjave të mira te të tjerët.
DON HENLEY THE BOYS OF SUMMER
Publikuar: 1984
Përshkrim: Kënga ka të bëjë me kalimin e rinisë dhe hyrjen në moshën e mesme, me temën nostalgjike të “dashurisë verore” dhe kujtimin e një marrëdhënieje të kaluar.
BRYAN ADAMS SUMMER OF 69
Publikuar: 1985
Përshkrimi: Best Day Of My Life, që ka qenë titulli i parë i këngës prezanton kohën, nostalgjinë dhe historinë e verërave adoleshente dhe kujtimet verore me shoqërine…. Por sipas Bryan Adams kënga është më shumë rreth dashurisë së verës ! (making love in the summer)!!!!!