Rreth e rrotull
19 Janar, 2025
Për një vakt komod, që duhet ta provoni gjatë motit të ftohtë: sidomos në fundjavë kur keni kohë të eksperimentoni me librat e kuzhinës që personat e famshëm ia kanë dedikuar dashurisë për gatimin.
Pjata me të cilën aktorja dhe modelja e famshme Pamela Anderson pushtoi rrjetin, kur TikTok ishte ende i përdorshëm në Amerikë, ishte: supë me thjerrëza anti-inflamatore.
Tani, po gërmojmë në një tjetër perlë gatimi nga libri i saj i ri i gatimit, Të dua: Receta nga zemra (I Love You: Recipes from the Heart). Pamela tha se ajo që filloi si dhuratë për djemtë e saj, u shndërrua në një koleksion recetash ku Anderson gërshetoi dashurinë e saj për pjatat me baza bimore, të frymëzuara nga të gjitha vendet që ka vizituar ndër vite.
Kjo mund të jetë pjata juaj për këtë fundjavë. Të gjithë duhet të pajtohemi që ajo që shijon si më e lehta dhe më e përshtatshmja edhe në përditshmëri në pauza është pa dyshim sallata.
Pamela ndau një version të përmirësuar të recetës klasike, sallatë franceze me patate.
Sallata është e mbushur me majdanoz të freskët, kopër dhe tarragon. Është një pjatë anësore e thjeshtë, me shije të pasur, e përsosur për çdo mbledhje mes miqsh dhe anëtarësh të familjes.
Lexoni më poshtë për këtë recetë të thjeshtë dhe të shijshme.

Sallatë me patate franceze Herby Pamela Anderson
Lloji i recetës: anësore (shoqëruese)
Informacion dietik: Vegan
Masa e shërbimit: për 3-4 racione
Koha e shërbimit në pijatë: 5 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta
Koha totale: 50 minuta

Përbërësit:
8 patate të vogla të reja (kanë teksturë të butë dhe shije të ëmbël/1,3 kg gjithsej)
1/4 filxhan (55 gr) majonezë bimore
2 lugë mustardë
1/2 lugë çaji piper i zi i sapo bluar
1/4 lugë çaji kripë deti imët
1 lugë çaji hudhër pluhur (opsionale)
2 lugë gjelle uthull molle
65 gr selino të copëtuar ose të prerë në feta (nga 1 kërcell i vogël)
2 qepë të njoma, të prera hollë
40 gr tranguj turshi të grira hollë ose të prera në feta (nga 1 turshi e vogël)
5 gr majdanoz me gjethe të sheshta, i grirë imët
5 gr kopër, i grirë imët
1 lugë gjelle tarragon i grirë imët
Udhëzime:
1. Pritini patatet përgjysmë për së gjati dhe vendosini në një tenxhere mesatare.
2. Mbulojeni me ujë dhe lëreni të vlojë në zjarr të fortë.
3. Kur uji të flluskojë, uleni zjarrin në temperaturë të ngadaltë dhe gatuajini patatet derisa të zbuten, 10 deri në 15 minuta.
4. Ndërsa patatet janë duke u gatuar, bëni dressing-un (sos) duke kombinuar majonezën bimore, mustardën, piperin, kripën dhe hudhrën pluhur (nëse përdorni) në një tas të vogël. Përziejini mirë.
5. Kulloni patatet dhe lërini të ftohen për disa minuta para se t’i prisni në copa të vogla. I vendosim në një enë mesatare, shtojmë uthullën dhe i hedhim mbi.
6. Përzieni selinon, qepët e njoma, turshitë, majdanozin, koprën, tarragonin dhe salcën.
7. Ftoheni për të paktën 30 minuta në frigorifer. Më pas, shërbejeni dhe shijoni!
Copyright © 2024 by Anderson Media Company, LLC. Photographs by Architectural Digest Middle East