Live Stories from Prishtina

LIVE

January 20, 2024

NOTE:Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

I titulluar nga mitologjia greke si sundimtari i çdo transformimi, renovimi dhe shkatërrimi në hapësirë, Plutoni po bënë tranzicionin e tij duke kaluar në një shenjë astrologjike të ajrit tek Ujori. Pasi qëndroi për 15 vite tek Bricjapi, kjo e fundit shenjë nga elementi i tokës.

Përgjatë këtyre viteve, qëndrimi i Plutonit tek Bricjapi i ka shtyrë institucionet, organizatat dhe korporatat globale drejt suksesit.

Edhe pse nga madhësia e tij fizike mund të mos jetë planeti më i madhë në gjithësi, fuqia e tij sizmike nuk duhet nënvlerësuar. I renditur pas fenomeneve misterioze, intensitetit, ciklit jetësor dhe atij të vdekjes, Plutoni do të ketë këtë ndikim tek ju pasi të vendoset me 20 janar tek shenja e Ujorit.

Ky transformim quhet Pluto Cazimi. Fjala Cazimi rrjedh nga gjuha arabe kaṣmīmī, e cila përkthehet “sikur në zemër”.
Në astrologji, një cazimi shfaqet kur një planet është në vijë të saktë me diellin, pikërisht në zemrën e tij. Kjo dukuri ndodh kur Plutoni dhe Dielli janë të rreshtuar në 29 gradë – e njohur si shkalla e FATIT.

Me transformimin e tij, Plutoni do të shkatërrojë gjithçka në rrugën tij, duke na detyruar të rritemi emocionalisht, profesionalisht dhe të ndërtohemi edhe njëherë nga hiri. Rrjedhimisht ne:
1. Do të përqafojmë anët tona të errëta
2. Do të eksplorojmë dinamikën e fuqisë dhe të zhytemi në thesaret e varrosura që zakonisht fshihen në nënvetëdijen tone.

Pse kaq ndikues ky tranzicion i Plutonit në shenjën e Ujorit?

Plutonit i duhen rreth 248 vjet për të përfunduar rrotullimin e tij rreth diellin. Hera e fundit që ky planet ishte tek shenja e Ujorit ka qenë në gjysmën e shekullit të 18-të. Sipas Vogue India, në atë kohë pra në vitin 1778 deri në 1798 ndodhi një ndryshim i lojës në historinë e njerëzimit me ngjarje të rëndësishme si Revolucioni Francez dhe Kryengritja Irlandeze.

Plutoni pritet të qëndroj tek Ujori deri ne vitin 2043. Por ndikmin e tij më së shumti do ta vënë re shenjat kardinale (inicatore, nismëtare), në këtë rast Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi. Këto shenja do të përfundojnë një cikël 15 vjecar, të cilin e kanë filluar nga viti 2009.

Ku fokusohet ky transit i Plutonit në secilën shenjë?

DASHI: SI ASNJËHERË MË PARË SUKSESET DO T’I ARRIJNË VETË

Ujqit i vlerësojnë tufat e tyre më shumë se pavarësinë e tyre, megjithatë çdo vit disa prej tyre i braktisinë tufat për t’i përshkuar vetë pejsazhet duke kërkuar ndjenjën e pavarësisë. Ujqit ngjasojnë shumë me karakterin e Dashit, përkushtimin, pasionin, vetemohimin etj. Andaj të dashur miq që i takoni shenjës së Dashit, në këto dy dekada do të keni më shumë guxim, besim dhe aftësi për të triumfuar mbi frikat tuaja. Këshilla e Erletës: Udhëtoni pa ndalur atje ku ndiheni të thirrur.

 

DEMI: PËRQAFONI POTENCIALIN TUAJ

Të qenurit shumë intuitiv dhe të mos kesh frikë të biesh në sy janë temat që i bëjnë dy dekadat e ardhshme magjepsëse dhe të rëndësishme për ty, Dem. Duke shijuar atë që bëni me karrierën tuaj, duke marr energjinë pozitive nga personat që ju rrethojnë dhe duke mësuar se si t’i thoni ‘jo’ atyre që përfitojnë prej jush, vetëm atëherë do të ju presin surpriza të papritura. Këshilla e Erletës: Shijojeni kohën!

 

BINJAKET: KALOJENI EPOKËN E VËSHTIRË TË DASHURISË

Më në fund do të pranoni që ashtu siç keni përgjegjësi ndaj të tjerëve, i keni edhe ndaj vetes. Dëshira për të qenë të vlerësuar, të vrejtshëm nga të tjerët, do t’ju drejtojë në një epokë të jetës tuaj ku respekti për veten dhe vetëvlerësimi janë vendimtare. Këshilla e Erletës: Vazhdoni – jepni dashuri nga zemra dhe rregulloni gjërat.

 

GAFORRJA: RRUFEJA E SUKSESIT GJENDET TEK JU

Derisa energjinë tuaj do ta fokusoni kryesisht te dashuria dhe vëmendja, mund të ndjeni presion për të “zgjuar” egon tuaj ambicioze që ka fjetur tash e një kohë brenda jush. Rritja personale dhe zhvillimi emocional përkufizojnë dy dekadat e ardhshme të jetës suaj ku mundësitë, njerëzit, mbështetja dhe pothuajse gjithçka që ju nevojitet shfaqen përmes ndërhyrjes hyjnore në kohën e duhur. Këshilla e Erletës: Ju do të përjetoni plotësisht atë që mund të quhet një nga kapitujt më të mirë të jetës suaj.

 

LUANI: SPONTANITETI DO TË JETË SLOGANI JUAJ

Ju do të zotëroni artin e optimizimit dhe një anë kreative e juaja do të ju falë një rrjedh të jetës ku do të jeni në gjendje të thoni PO DHE VETEM PO. Prisni të shijoni kohën tuaj të pushimit po aq sa ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Këshilla e Erletës: Lejojeni veten të jeni më spontan.

 

VIRGJERESHA: ZHVILLONI KOMUNIKIM TË SHËNDETSHËM

20 vitet e ardhshme sjellin një ndryshim të shpejtë në dinamikën e marrëdhënieve tuaja. Një fokus i veçantë do të vendoset tek krijimi i një komunikimi të shëndetshëm dhe efektiv. Këshilla e Erletës: Mësoni të ndani vijën e hollë mes të qenurit i pa-qasshëm dhe distancës nga njerëzit e dashur.

 

PESHORJA: BESONI NË VETE

Ndërkohë që të qenurit ndërmjetësues ju vjen natyrëshëm, mirësjellja juaj që ju ka bërë vazhdimisht t’i komunikoni saktësisht emocionet tuaja ju ka larguar nga shumë tema duke ju bërë një “udhëtar të vetëm”. Ky tranzit i Plutonit tek Ujori do të jetë pasqyra që do t’ju largojë nga zona juaj e rehatisë dhe do t’ju bëj të pyesni veten se ku dëshironi të fokusoni energjitë tuaja. Këshilla e Erletës: Universi do i mbështes idetë e tuaja, kështu që gjithçka do të funksionojë mirë.

 

AKREPI: NDËRGJEGJËSIM

Jo vetëm që do ta befasoni veten nga fakti se sa i vetëdijshëm jeni për veten dhe mjedisin tuaj, por edhe nga mënyra se si jeni të gatshëm për ta lënë veten të rrëshqasë në ambiente te pa provuara më parë. Këshilla e Erletës: Kjo është periudha juaj ku ju tregoni të gjithëve se si arrihen sukseset duke qenë vigjilent.

 

SHIGJETARI: BUZËQESH PAVARËSISHT RRUGËS ME PENGESA

“Kur mund të arrihet duke qeshur, pse duhet ta mërzisim veten?” ka gjasa të jetë kjo motoja juaj në dy dekadat e ardhshme. Përveçse lejoni që natyra juaj flirtuese dhe argëtuese të marr vëmendje, ju jeni gjithashtu të lumtur ta lini atë t’ju çojë drejt asaj që ndihet e përmbushur me qëllime. Këshilla e Erletës: Besojuni aftësive tuaja të lindura për t’ju shtyrë përpara.

 

BRICJAPI: LUTJET TUAJA DO TË KENË NJË PËRGJIGJE

Prisni që gjërat të rrjedhin në jetën tuaj pa mundim. Do të korrni suksese për të gjithë punën tuaj të palodhshme, të pakompromis në të kaluarën. Prisni të gjeni zërin tuaj, qëllime të reja, ndoshta edhe një grup miqsh të rinj që do të ju bëj të ndihen si në shtëpi. Këshilla e Erletës: Ndjeni të gjithë gamën tuaj të emocioneve, por mos harroni kurrë se meritoni të lulëzoni.

 

UJORI: FATI NË DUART TUAJA

Ky tranzicion do të ndikojë më shumë tek ju, Ujor. Jo vetëm që po futeni në një epokë të re drite, por gjithashtu jeni shëruar nga plagët e vjetra duke nisur ndërtimin e një ndjenje që po bashkon njerëzit tuaj më të dashur. Instinkti juaj natyror për të krijuar një strehë për të gjithë do të bëj universin t’ju vijë në ndihmë. Këshilla e Erletës: Përgatituni për të jetuar jetën tuaj deri në maksimum.

 

PESHQIT: REALITETI JUAJ UTOPIK

Ëndrrat tuaja ka të ngjarë të plotësohen në dy dekadat e ardhshme. Ju do të lulëzoni duke shfaqur revulocionin e juaj dhe idetë bashkëpunuese. Kur flasim për nivelin personal dhe në atë profesional prisni të gjeni zërin tuaj dhe mënyrat për të marrë topin në lëvizje. Përdorni vitet e para të këtij fenomeni (lëvizjes së Plutonit tek Ujori) për të vendosur themelet për përfitimet që po ju sjell ky tranzit duke u falenderuar. Këshilla e Erletës: Ajo që ju mendoni se është e duhura, ajo po që është e duhura.