Live Stories from Prishtina

LIVE

January 29, 2024

NOTE:Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Taket, minifundet, fustanet madje dhe këmishat me dizajn leopardi kanë filluar të pushtojnë rrugët më të famshme të modës. New York, Milano, Paris dhe Londra kanë marrë vëmendjen me atë që në rrjete sociale po konsiderohet si ”Mob Wife Aesthetic”.

”Mob Wife Aesthetic”, po ta përkthejmë bukfalisht në shqip i bie ”estetika e gruas së mafisë”, sado e pakuptimtë që tingëllon në dëgjim të parë, prapa saj ka një metaforë logjike.

Rrënjët e terimit ”Mob Wife Aesthetic”, kapërcejnë edhe rrënjët e kulturës popullore. Filma si “Goodfellas,” “The Godfather,” dhe seriale si “The Sopranos” kanë formuar perceptimet rreth jetës glamoroze, luksoze, të tërhequr nga paraqitja fizike dhe përshkrimit për krimin e organizuar.

Estetika ”Mob Wife”, merr elemente nga portretet e personazheve (gra/partnere nga grupet mafioze) në këta filma, duke portretizuar stilin e veshjes luksoze ku dominojnë gëzofët, lëkura, ngjyra e zezë, kafe, bordo, diamante dhe orët cartier. Ndaj edhe këtu mund të “kapemi” për përkthimin e trendit në gjuhen shqipe.

“Dëgjova se Mob Wife Aesthetic po kthehet…”, shkroi regjisori i filmit Godfather, Francis Ford Coppola, në një postim në Instagram javën e kaluar. Sigurisht që komenti i tij vinte pasi ky trend erdhi pas filmave si ky në atëkohë.

Por kush e hodhi dritën së pari mbi këtë trend?

28-vjeçarja kanadeze njëkohësisht një ndër tik-tok/eret më të famshme të momentit Kayla Trivieri, shpërndau një video duke potencuar që epoka e ”clean girl” (kuptimi: makijazh minimalist, veshje të thjeshta) ka përfunduar, tash po fillojmë epokën e ”Mob Wife”.

Videoja e saj u shikua me miliona herë edhe pse Trivieri, vetëm e potencoi atë që pa në rrugët e New York-it. Mob Wife Aesthetic po përhapet më shpejtë për shkak të algoritmit të TikTok-ut, i cili është i dizajnuar që të sjell në feed-in tonë atë që konsiderohet në trend.

Trendi i cili më shumë po cilësohet si një energji-aurë e cila e bën çdo grua të jetë edhe më e vetëdijshme për sensualitetin e saj, mund të rikrijohet edhe me rrobat e markave më të lira, mjafton ta keni dëshirën për këtë stil.

Ka më shumë se 2 vite që kur primatin e veshjeve në baza ditore e ka ruajtur trendi i estetikës ”clean girl”- një pamje minimale, ku inspiruese për shumë vajza ishte stili i Sofia Richie – bukuria dhe stil i pastër i saj dominuar nga markat e pasura bënte që Sofia të dukej e kompletuar, e pangarkuar në çdo look.

Ky trend i cili ende vazhdon të ndjek rritjen e popullaritetit të estetikës vajzërore në përgjithësi, për dallim nga Mob Wife e cila konsiderohet si trendi i një gruaje të rritur.

Në një artikull të fundit nga revista Harpers Bazaar, vajzat që preferojnë stilin Mob Wife kanë këtë përshkrim:

She’s a wife! She’s not a girl; she’s a woman.

E njëjta revistë thotë se Kris Jenner, Martha Stewart dhe Nicki Minaj, “japin energjinë” e një Mob Wife, pavarësisht se nuk janë gra të mafias. Ndërsa të famshmet si Dua Lipa, Kendall Janner dhe Hailey Bieber e kanë mishëruar pamjen së fundmi me pallto të mëdha leshi, çizme lëkure deri tek gjuri dhe buzëkuq të kuq.

Por si mund të posedoni ju një dukje të tillë që të cilësoheni një ”Mob Wife”?

S’keni nevoj të shkoni në pasarela, këtë mund të ja krijoni vetes. Thjeshtë vizitoni markat më të përballueshme për xhepin tuaj, krejt çka duhet të posedoni në total janë: një xhaket gjigande prej  gëzofi, çizme të gjata të lëkures cilado mes ngjyrave (zezë, kaftë e mbyllur, gjelbër e mbyllët, bordo), një fund apo minifund rrjetë-qipkë (nëse është më e kuptueshme), aksesorë të lloj-llojshëm, këmisha të lehta dhe të ngushta.

Zgjedhni diçka nga këto dhe ju do të keni dukjen që dëshironi.