Live Stories from Prishtina

LIVE

October 10, 2023

Autore: Rozafa Bashota

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Shumica nga ne tentojmë të kuptojmë dhe të gjejmë arsye rreth ndryshimit të disponimit tonë.

Disa kalojmë kohë duke menduar mënyra të ndryshme për t’u qetësuar dhe për të gjetur “zgjidhje” në trajtimin e tij. Por, për disa nga ne nganjëherë tërë dita kalon duke mos e kuptuar që disponimi ynë po lëkundet dhe në një farë mënyre e gjejmë veten duke menduar: “Po sot, çfarë kam”?

Duhet të jemi të vetëdijshëm se personaliteti i secilit njeri dallon. Disa nga ne janë persona ekstrovert dhe kanë tendencë të shfaqin emocionet që ndjejnë, ndërsa pjesa tjetër janë introvert dhe e konsiderojnë të arsyeshme t’i mbajnë emocionet dhe mendimet e tyre për vete.

Sidoqoftë, une dua t’i potencoj disa mënyra gjithëpërfshirëse sa i përket procesit të njohjes së mendimit dhe emocionit automatik negativ, kështu duke mbërritur tek pranimi dhe potencialisht edhe trajtimi i tyre.

Mundohu ta kuptosh gjendjen tënde emocionale
Padyshim se pa vetëdijen tënde, një nxitje e jashtme ka ndikuar në disponimin tënd. Tento të hysh në botën tënde të brendshme dhe të kuptosh se çfarë e ka shkaktuar atë. Të jesh i vetëdijshëm se disponimi yt nuk ka të bëjë gjithmonë direkt me ty është esenciale për mirëqenien tënde.

Mbaj shënime
Nëse je person që preferon të mos i shqetësojë të tjerët, por në vend të kësaj zgjedh t’i trajtosh problemet tua vetëm, atëherë një nga mënyrat më praktike është të shkruash. Këtë mund ta realizosh, si në vijim:

– Ta shkruash mendimin tënd aktual;

– Ta përshkruash ndjenjën që vjen menjëherë pas mendimit;

– Të bësh lidhshmërinë midis mendimit dhe emocionit;

– Dhe në fund, të reflektosh mbi to.

Foli mirë vetvetes
Kjo mund t’iu duket pak e kotë dhe e pabesueshme, mirëpo ndikimi që kemi tek vetvetja është mbresëlënës. Mënyra se si e perceptojmë veten, si i flasim çdo ditë dhe si e trajtojmë janë tre (3) nga faktorët thelbësorë në procesin e fuqizimit të vetëbesimit tonë. Prandaj, bëje shprehi të paktën një herë në ditë t’ia pohosh vetvetes një tipar pozitiv që ti e posedon.

Sot, me rast të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, gjej kohë t’i aplikosh këto forma të kujdesit tek vetja, por edhe tek të tjerët. Mbështetja e pakushtëzuar ndaj njëri-tjetrit është rol domethënës dhe i pakrahasueshëm njerëzor.

IMPORTANT: Le ta bëjmë prioritet kujdesin dhe vlerësimin ndaj vetvetes dhe njëri-tjetrit çdo ditë!