Live Stories from Prishtina

LIVE

October 6, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Pasqyrimi unik i secilës shenjë në astrologji të ofron me karakterin e njerëzve që sapo i ke njohur dhe pothuajse nuk të lejon të krijosh pritshmëri të cilat nuk përshtaten me shenjën e atij individi.

Shenja jonë e Mërkurit përcakton stilin tonë të komunikimit, mënyrën se si ne mendojmë, si shprehemi, se si ne e përpunojmë dhe thithim informacionin dhe interesin tonë për të mësuar. Meqenëse për njerëzit ajo që ka rëndësi është se nën cilën shenjë kemi lindur, diçka tjetër që na intrigon ta dimë janë karakteristikat tjera në nënshenjat tona si ajo e Mërkurit.

Pasi jemi në muajin tetor, të gjithë i kemi sytë nga Peshorja dhe pse të mos i mësojmë llojet e kësaj shenje duke u bazuar në planetin e Mërkurit.

Mërkuri nuk është kurrë më shumë se një shenjë larg Diellit pasi nuk udhëton kurrë më shumë se 28 gradë nga Dielli. Për shembull, nëse jeni një Peshore, shenja juaj e Mërkurit ka shumë të ngjarë të jetë shenja para asaj kryesores, pas asaj ose vetë shenja kryesore, në këtë rast Virgjëreshë, Akrep ose Peshore. Mirëpo, kjo procedurë ndodhë tek secila shenjë.

Sidoqoftë, për shkak të distancës së Mërkurit nga Dielli, ka më shumë gjasa që Peshorja e shtatorit të ketë Merkurin në Virgjëreshë dhe Peshorja e tetorit të ketë Mërkurin në Akrep.

PESHORJA E CILA E KA MËRKURIN NË VIRGJËRESHË, THUHET SE BËJNË JETË TË DYFISHTË

Dielli në vjeshtë ka afërsi më të madhe me Mërkurin. Njerëzit me këtë nënshenjë janë të vetëdijshëm për pritshmëritë e jashtme rreth asaj që supozohet të jenë dhe kjo i bën ata të vetëdijshëm për mënyrat në të cilat ata mund të përmbushin ato pritshmëri, si dhe mënyrat se si ata ndryshojnë si rrjedhojë e atyre pritshmërive.

Mërkuri në Virgjëreshë, e lidhur me Peshoren bëjnë mirë kur funksionojnë ndaras nga identiteti kryesor. Ky është personi që ka një praktikë të fshehtë se si e shikon jetën, të cilën ata nuk ia tregojnë pothuajse askujt. Është personi që duket se përzihet plotësisht me kolegët e tij dhe që mbajnë një tjetër karrierë të fshehtë.

Mënyrat me të cilat Mërkuri tenton të komunikojë nuk janë gjithmonë të njëjtat mënyra që Dielli mendon se është në gjendje t’i kontrollojë, edhe Peshorja me Mërkurin në Virgjëreshë ndonjëherë mund të ndjehet e frikësuar se njerëzit ose i njohin shumë mirë ose aspak.

PESHORJA E CILA E KA MËRKURIN NË PESHORE KONSIDEROHEN SI OBSERVUES

Nëse jeni të lindur nën këtë shenjë të Mërkurit, ju jeni lloji unik i Peshores e cila është gjithmonë e zënë duke marrë një mësim të ri çdoherë. Mund ta përshkruajmë si nxënësi social, i cili preferon që i gjithë grupi të lëvizë së bashku me një ide që të mos kapet nga ndonjë grup tjetër.

Shpesh ky lloj e gjen veten në debate për temat më në trend, apo duke tentuar të lënë përshtypje tek dikush tjetër. Është vetëm sepse u pëlqen të mësojnë së bashku – ata janë të interesuar në atë që të gjithëve u intereson sepse aty ata ndjejnë potencialin për lëvizje dhe drejtim.

Ky është Mërkuri i politikanit klasik, i çiftëzuar me një Peshore që huazon identitete nga të tjerët. Është një nga vendosjet më kurioze në horoskop, por ndonjëherë, për shkak se është më së shumti e interesuar për atë që i intereson shumicës së njerëzve, pa qëllim mund t’iu lëndojnë.

 

PESHORJA E CILA E KA TË VENDOSUR MËRKURIN NË AKREP MUND TË CILËSOHET SI JURIST

Ky lloj u takon shumë njerëzve të cilët njohin mirë çështjet juridike. Me Diellin në Peshore dhe me Mërkurin në Akrep tenton të jetë bindës me njerëzit e tjerë, kjo sepse ata janë në gjendje të njohin çështjen themelore në rrënjë.

Peshorja me Mërkurin në Akrep e kupton se si funksionon bota. Ata janë në gjendje të shohin jo vetëm rregullat, por edhe mënyrën se si zbatohen rregullat, apo “pse-n” e rregullave dhe nëse ka ndonjë ndryshim të mundshëm për t’u bërë qoftë rreth apo kundër rregullave. Ata dinë të shtrembërojnë rregullat.

Nëse qëndroni në këtë nënshenjë nuk funksionon mirë në krizë sepse ata janë të ngadaltë në vendimmarrje dhe strategjik, por janë në gjendje t’i nxisin ndryshimet thelbësore dhe të qëndrueshme.