Live Stories from Prishtina

LIVE

N’mes t’ditës

Për t’i shtuar shije paraditës pas informatave të hershme të mëngjesit, në një format të kombinuar mes kulturës dhe showbizzit, Erëza dhe Suada sjellin pranë jush çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqytetet Prishtinë – Tiranë, brenda dhe jashtë vendit e trajtuar me informatat pikante.

Ora 11:00 e shndërron Paper Play Radio-n, në vendin ku trajtohen tema më të reja me mysafir të zgjedhur. Emisionit ”Spice time me Erëzën” i është bashkangjitur Suada Daci, gazetare dhe moderatore me përvojë, në prill të 2025-ës, kështu duke krijuar emisionin në dy zëra “N’mes t’ditës”.