Live Stories from Prishtina

LIVE

June 7, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Jetojmë për t’u ndjerë të lirë dhe për të bërë atë që duam, deri në momentin kur nuk e cenojmë lirinë e tjetrit.

Secili rritet me idenë se duhet të sillemi ashtu siç e ndjejmë por paragjykimet që hasim nga shoqëria na bëjnë të jemi më të ngurtë, më të stepur dhe shpesh krijojmë mekanizma mbrojtës, për të cilët prapë do të paragjykohemi dhe do të cilësohemi si arrogant.

Si qenie njerëzore kemi të drejtë të zgjedhim drejtimin tonë seksual, duke u bazuar vetëm se çfarë ne ndjejmë, pa e vënë në pikëpyetje atë. Mirëpo, e dimë që historikisht njerëzit janë gjykuar për faktin që e kanë shprehur lirshëm drejtimin e tyre seksual.

Me këtë rast, çdo vit muaji qershor njihet si “Muaji i Krenarisë” (Pride Month), ku komunitetet LGBTQ në botë mblidhen dhe festojnë lirinë për të qenë vetvetja.

Gëzimi i këtij muaji i ka rrënjët në historinë e sakrificave të grupeve minoritare, që kanë luftuar prej dekadash për të kapërcyer paragjykimet dhe për t’u pranuar ashtu siç janë.

Shumica e ngjarjeve të muajit të krenarisë zhvillohen çdo vit në qershor, megjithëse disa qytete mbajnë festimet e tyre në periudha të tjera të vitit.

Kush e feston?

LGBTQ është një akronim që do të thotë lezbike, gay, biseksual, transgjinor dhe queer. Termi ndonjëherë shtrihet në LGBTQIA, për të përfshirë grupet interseksuale dhe aseksuale. Queer është një term ombrellë për njerëzit jo-straight; interseksi u referohet atyre, seksi i të cilëve nuk është i përcaktuar qartë për shkak të dallimeve gjenetike, hormonale ose biologjike; dhe aseksual përshkruan ata që nuk përjetojnë tërheqje seksuale.

Këto terma mund të përfshijnë gjithashtu njerëz që identiteti gjinor i të cilëve ndryshon me kalimin e kohës ose në varësi të situatës.

Si qëndron historia e “Muajit të Krenarisë”?

Në orët e para të datës 28 qershor 1969, policia bastisi një bar ku qëndronin persona nga komuniteti LGBT në Stonewall Inn, në Greenwich Village të New York-ut dhe filloi të nxirrte klientët jashtë. Tensionet u përshkallëzuan shpejt pasi klientët i rezistuan arrestimit, teksa turma jashtë lokalit  kalimtarë të rastit hodhën shishe ndaj policëve. Komuniteti i LGBT-së në New York, i ngopur nga ngacmimet në rrugë dhe nga qasja e njerëzve të tjerë, shpiu drejt shpërthimit në trazira në lagje që vazhduan për tre ditë.

Këto trazira u bënë një katalizator për një lëvizje në zhvillim për të drejtat e komunitetit pasi u formuan organizata të tilla si ‘Fronti për Çlirimin e Gay’ dhe ‘Aleanca e Aktivistëve Gay’, të modeluara sipas lëvizjes për të drejtat civile dhe lëvizjes për të drejtat e grave. Anëtarët zhvilluan protesta, u takuan me liderë politikë dhe mbajtën takimet publike për t’i ndërgjegjësuar njerëzit. Një vit pas trazirave të Stonewall, u mbajtën marshimet e para të Gay Pride në vend.

Në vitin 2016, zona përreth Stonewall Inn u caktua si një monument kombëtar.

Pse u titullua Muaji i ‘Krenarisë’?

Meritat për ekzistimin e një muaji të tillë i atribuohet kryesisht Brenda Howard , një aktiviste biseksuale e New York-ut me nofkën “Nëna e Krenarisë”, e cila organizoi paradën e parë të Krenarisë për të përkujtuar një vjetorin e Kryengritjes së Stonewall.

Çfarë simbolizon Flamuri i Krenarisë?

Në vitin 1978, artisti dhe stilisti Gilbert Baker u ngarkua nga mbikëqyrësi i San Franciskos, Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë gay të zgjedhur hapur në SHBA, për të bërë një flamur për festimet e ardhshme të Krenarisë në qytet.

Baker, një aktivist i shquar për të drejtat e homoseksualëve, mori frymëzim nga ylberi për të pasqyruar grupet e shumta brenda komunitetit të homoseksualëve.

Një nëngrup flamujsh përfaqësojnë seksualitete të tjera në spektër, si biseksual, panseksual dhe aseksual.

A mund të marrin pjesë në “Muajin e Krenarisë” edhe persona që nuk i përkasin komunitetit LGBT?

Sigurisht që po. Të gjithë pjesëmarrësit që nuk janë pjesë e komunitetit LGBT mund të marrin pjesë në këtë ngjarje, pasi që ata vetëm sa e shtojnë mbështetjen dhe e forcojnë ekzistimin e komuniteteve të tilla.

Note: Duajeni veten dhe njëri-tjetrin më shumë.