Live Stories from Prishtina

LIVE

May 18, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Maji është muaji perfekt për ta shfrytëzuar për udhëtime të shkurtra gjatë vikendeve me familje apo me miq. Dielli vazhdimisht ngrohë lëkurën tonë, lulet vetëm se fillojnë të lulëzojnë dhe çdo kund jemi të rrethuar nga gjelbërimi. Është ajo ndjenja e emocioneve dhe pritjeve të shumta që vetëm pranvera di të sjellë

Mundësinë për të vizituar vende historike mahnitëse ose për të ecur përgjatë plazheve na ofrojnë shumë vende të bukura të Evropës.

Më poshtë mund të gjeni disa nga vendet që ju mund t’i vizitoni, sipas sugjerimit tonë:

Portofino, Itali

Portofino, i njohur si fshati piktoresk, i famshëm për peshkim dhe i mbushur me shtëpi shumëngjyrëshe përballë portit të saj në detin Ligurian, me formën e tij të gjysmëhënës e me ujë të gjelbër kristalor, fshati u bë i famshëm për “Dolce Vita”-n e saj (jetë e ëmbël, e mbushur me luks), ku shumë aktorë dhe yje të estradës filluan ta frekuentojnë atë për perëndimin e diellit, peizazhin dhe festat e çmendura në mbrëmje.

Në vitin 1850, aristokratët britanikë filluan ta bëjnë Portofinon popullor, duke besuar se eshtrat e Shën Gjergjit, shenjtorit mbrojtës të Anglisë, preheshin në kishën e fshatit, për të cilin edhe mbante emrin e tij kisha.

Pamja më e paharrueshme e Portofinos arrihet pasi të jeni lodhur duke ngjitur shkallët e gjata lart nga porti deri në Fortesën e Shën Gjergjit, i ndërtuar në vitin 1500, ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të fshatit.

I njohur për bregdetin e tij, sigurisht se si specialitet në gatim e kanë ushqimin e detit. Peshku i pjekur pak, i shoqëruar me një gotë vere të bardhë do të jetë shija që do t’iu shoqëroj gjatë gjithë verës.

Fshati është i vendosur në zemrën e Rivierës italiane dhe për ta vizituar tërë vendin mjafton një ditë. Nëse ju doni që ta kompletoni udhëtimin tuaj në riverën italiane, nëse niseni në orën 9 në mëngjes nga Portofino, ju mund të jeni për drekë në Cinque Terre, një fshat tjetër ku shtrihet riviera italiane.

Kohët më të mira për të vizituar Portofinon janë pranvera dhe vjeshta. Gjatë verës, fshati është më i mbipopulluar, veçanërisht gjatë fundjavave, ndërsa gjatë dimrit moti mund të jetë shumë i ftohtë.

Cote d’Azur, Francë

Midis detit dhe maleve, brigjeve të Mesdheut nga Saint-Tropez në Menton, kodrave të Provence dhe Malit Alpin Mercantour, Côte d’Azur ofron një larmi të madhe peizazhesh. Bukuria e plazheve dhe shkëlqimi i hoteleve të tij luksoze, fama e festivaleve të saj dhe fama e artistëve të saj krijojnë një ekuilibër të mrekullueshëm me pyjet dhe luginat e gjelbra të brendësisë malore dhe çative me tjegulla të kuqe të vendosura në shesh.

I njohur gjithashtu si Riviera Franceze, Côte d’Azur është shtrirja magjepsëse e vijës bregdetare mesdhetare me ujërat e saj të thella të katërta. Fal motit me diell shumicën e vitit qiejt shpesh kanë një nuancë magjepsëse.

Më pak se 30 kilometra larg nga kufiri me Italinë, Côte d’Azur shquhet si një destinacion i modës dhe vend bregdetar që nga fillimi i shekullit të 19-të.

Côte d’Azur ofron diçka për të gjithë për të vizituar. Është vendi ideal për të vizituar muzetë e artit dhe për të shëtitur përgjatë rrugëve me kalldrëm dhe bulevardeve me palma. Brenda një udhëtimi të shkurtër nga Nice, kemi vende për t’u vizituar si udhëtime një ditore, të tilla si vila të mrekullueshme buzë ujore dhe muzeume arti të nivelit të lartë.

Ndër atraksionet turistike më të famshme të Rivierës Franceze janë Kana, me shëtitoren mahnitëse, pastaj Monako, sinonimi i luksit, si dhe Muzeun përrallor të Pikasos, i vendosur në një kështjellë me pamje nga deti.

Ata për të cilët “ushqimi i mirë” është ende pjesë e kënaqësive të tavolinës, do të mund të plotësojnë dëshirat e tyre duke udhëtuar nëpër rajonin e Cote d’Azur, me ushqimet dhe mishin e njohur si: provençal beef, pastaj edhe bukën e sheshtë “Socca niçoise”. Një emblemë e kuzhinës së këndshme është një ndërthurje midis bukës së fshatit dhe petullave, të bëra me vaj ulliri dhe miell pluhur. Frymëzuar nga një recetë italiane dhe shumë e lehtë për t’u bërë, ajo nxjerr shije të jugut dhe atmosferën e lagjes së mrekullueshme të vjetër të Nicës.

Santorini, Greqi

Santorini është më i famshmi nga të gjithë ishujt grekë dhe një destinacion veror numër një në mbarë botën. Bukuria e këtij ishulli është e pakrahasueshme me asnjë tjetër në botë. Kaldera e mahnitshme e formuar nga shpërthimi vullkanik shekuj më parë, rezultoi në pamjet më të mahnitshme të detit që syri i njeriut mund të shohë ndonjëherë.

Ajo që e karakterizon këtë ishull janë ndërtesat e bardha me kulme të kaltra. Ngjyra e bardhë nuk e mban nxehtësisë dhe e bën mjedisin e freskët dhe komod për të jetuar. Në këtë mënyrë ruan freskinë brenda shtëpive greke gjatë ditëve të nxehta të verës. Kjo është arsyeja pse shumica e shtëpive kanë ngjyrën e bardhë.

Uji i mahnitshëm i detit Egje në Santorinit, mundëson aktivitete si zhytje në ujë, kajak dhe lëshimin me parashutë në det.

Ajo çfarë e bën të vizitueshëm Santorinin është ushqimi veror. Sallata greke dhe musaka greke janë pjatat më të mira greke, që secili vizitor i kërkon.