Live Stories from Prishtina

LIVE

January 6, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Të eksplorosh vende të ndryshme dhe të njohësh kulturat e tyre për së afërmi është një përmbushje e madhe shpirtërore.

Megjithatë, udhëtimi krejtësisht i vetëm për dikë mund të duket mision i pamundur, ndërsa për dikë tjetër është kënaqësi e veçantë dhe e pakrahasueshme.

Le të ndalemi tek grupimi i dytë. Një nga arsyet e forta për të udhëtuar vetëm është përballja me të panjohurën, në mënyrën që të nxit të njohësh veten në një nivel tjetër. Përjetimi i situatave të reja, pastaj njohja me mentalitete të ndryshme, padyshim se ta ngacmojnë mënyrën e të menduarit dhe sjelljen tënde. Një shëtitje e vetme në një vend të huaj mund të të ndihmojë në njohjen e një koncepti të ri, madje edhe mund të të ndryshojë qëndrimin rreth diçkaje.

Prandaj, të udhëtuarit vetëm paraqet një mal me elemente pozitive. Mjafton të gjesh dëshirën dhe vullnetin brenda teje dhe të nisesh në udhëtimin e planifikuar. Përveçse do ta njohësh një verzion të avancuar tëndin, po ashtu do të kesh mundësi të mësosh shumë gjëra të reja e kuptimplotë.