Arkive
9 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
Pavarësisht se mund të mendosh se e njeh partnerin tënd, udhëtimi në një vend të huaj, me një kulturë tjetër, mund të shpërfaqë një anë të panjohur të tij. Prandaj, ka mundësi që të mos pajtoheni për disa gjëra.
Udhëtimi me dikë për herë të parë mund të zbulojë shumë për ty si individ.
Pavarësisht se mund të mendosh se e njeh partnerin tënd, udhëtimi në një vend të huaj, me një kulturë tjetër, mund të shpërfaqë një anë të panjohur të tij. Prandaj, ka mundësi që të mos pajtoheni për disa gjëra.
Më poshtë janë të listuara disa praktika që rekomandohen t’i bëni dhe disa të tjera, të cilat konsiderohen të papranueshme.
Të pranueshme
- Të jeni të durueshëm me njëri-tjetrin (mjafton një frymëmarrje e thellë);
- Ta mirëkuptoni axhendën e njëri-tjetrit (secilit t’iu plotësohen dy (2) nga dëshirat e planifikuara);
- Të bëni foto së bashku (në fund të ditës, fotot janë ato që e mbajnë gjallë kujtimin);
- Të merrni pjesë në aktivitete të reja (në këtë mënyrë, bëhet më e lehtë njohja e preferencave të njëri-tjetrit).
Të papranueshme
- Të ankohesh (pushimi nuk i toleron pakënaqësitë, e aq më tepër ankesat);
- Të rrish në telefon tërë kohën (në vend të kësaj, shijoje momentin);
- Të diskutoni se ku do të hani ushqim (është vetëm ushqim, jo fundi i botës);
- T’i thuash JO aventurave të reja (Ji i hapur ndaj eksperiencave të reja).
Shënim: Kjo pikëpamje është e bazuar në përvojë personale.