Live Stories from Prishtina

LIVE

Ermir Hoxhaj

Ermir Hoxhaj ka studiuar aktrimin në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ka luajtur dhjetëra role në teatër në Shqipëri dhe Kosovë duke u vlerësuar edhe me çmime. Ermiri është aktiv edhe në kinema. Ai është moderator prej 10 sezonash në emisionin “Play”, njëri prej emisioneve më të ndjekura për fëmijë nga platforma “Tring”. Aktor në emisionet e humorit si “Kosherja”, “Fustanella” dhe aktualisht përformues në spektaklin “Portokalli”. Nga prilli i vitit 2025, ai është edhe moderator në emisionin e mëngjesit “Flet’ Mëngjesi” në Paper Play Radio, së bashku me Tinën, Albanin dhe Matian. “Flet’ Mëngjesi” në Paper Play Radio fillon nga ora 07:00, ndërsa Matia dhe Ermiri bashkohen nga ora 08:00 deri në orën 10:00.

Emisionet