Live Stories from Prishtina

LIVE

Redi Roshi

Redi Roshi është një ujor, me nënshenjën në shigjetar dhe hënën në dash. Për të gjithë ju që nuk merrni vesh nga astrologjia, Redi i ka kushtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij komunikimit. Në moshë fare të vogël ai ka dubluar filma dhe seriale në shqip dhe gjatë kohës së studimeve ka nisur punën në radio. Kur Paper thirri, Redi u përgjigj. Nga mediat tradicionale ai pati një shkëputje për t’u fokusuar tek marketingu dhe te rrjetet sociale. Gjithmonë ndryshe dhe asnjëherë njësoj, Redi nuk është nga ata njerëz që ndjek trendet, por i krijon ato. Tani mund ta ndiqni çdo ditë, nga e hëna në të premten, nga ora 17:00 deni në 19:00 në “Drive Time” bashkë me Shukin nga studio në Prishtinë.

Emisionet