Live Stories from Prishtina

LIVE

January 24, 2024

NOTE:Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Shpeshherë edhe muzika që supozohet të na argëtojë na duket e bezdishme kur e dëgjojmë përherë.

Personalisht muzikën që e dëgjoj ndodh që e kombinoj me aktualitetin e jetës personale. Në momentin që ”dinamika e ngjarjeve në jetën personale shtohet” duhet të ndërrohet sa më shpesh edhe muzika. E kur muzika që e dëgjoj vazhdimisht nuk e bën efektin e vet, vendos që të ndaloj së dëgjuari për një kohë, deri sa diçka e papërjetueshme apo e ripërsëritshme të më godas.

Meqenëse e kemi aftësinë t’i përsërisim gjërat që na e sjellin një emocion të caktuar,  janë edhe disa kangë që pavarësisht përsëritjes koha nuk i ka shkelur.

Me propozimin e Titit- Astrit Dushit, i cili është autor i TOP 40, Paper Select dhe Paper Anthems në Paper Radio, i kemi klasifikuar pesë këngë që i kanë mbijetu kohës dhe njihen globalisht.

Pse dëgjohen ende dhe për çfarë flet teksti i tyre?

1. Beatles- Yesterday
Arsyeja pse kjo këngë u zgjodh nga Titi per këtë mini-listë të këngëve, më së miri e spjegon një koment drejtuar këngës në YouTube.

Komenti është shkruar katër javë më parë nga përdoruesi me emrin: Luis Felipe dhe vazhdon kështu: ” Yesterday, është një baladë e qëndrueshme që kapërcen kohën. Thjeshtësia akustike, së bashku me vokalin shpirtëror të Paul McCartney, krijon një rrëfim prekës që shtrihet mes humbjes dhe dëshirës”.

Yesterday është kënga me numrin më të madh të inçizimeve të të gjitha kohërave. Këtë titull hiti botëror e mori në vitin 1986, kur Libri i Rekordeve Guinness e cilësoi si të tillë. Në atë kohë ishin 1600 versione – dhe kjo shifër është rritur në më shumë se 2000 me kalimin e viteve.

Stilet në të cilat Yesterday u inçizua përfshijnë jazz-in dhe klasiken.
YESTERDAY ishte kënga e parë që The Beatles e inçizuan pa formacionin e tyre standard pasi vetëm McCartney performon.

Yesterday, ju kisha sugjeru me dëgju në ballkon pasi një nate të gjatë.

2. Queen – Bohemian Rapsody
Emri i grupit, flet shumë për famën që performuesit e Queen e gëzojnë edhe sot në shoqëri. “Bohemian Rhapsody” është një këngë e pazakontë dhe e mrekullueshme, e shkruar nga udhëheqësi i grupit, Freddie Mercury.

“Bohemian Rhapsody” përmban një kombinim të hatashëm të  elementëve nga opera, nga balad dhe nga zhanri hard rock, duke treguar talentin e madh krijues të grupit.

Kënga ndahet në pesë pjesë me ndryshime të muzikës dhe ritmit, duke shkaktuar një udhëtim emocional për dëgjuesin. Tekstet e këngës janë të pasura në metafora dhe shprehje të thella, duke e bërë atë një vepër të paharrueshme në historinë e muzikës rock.

Videoklipi: Queen ka realizuar një videoklip të pionerëve për këtë këngë. Kjo ishte një periudhë kur videoklipe të tilla ishin ende të rralla.

Përmasat Kulturore: “Bohemian Rhapsody” është bërë pjesë e kulturës pop, duke u përdorur në filma, reklama dhe manifestime të ndryshme kulturore. Ajo u bë edhe më e njohur nga breza të ndryshëm përmes përdorimit të saj në filmin biografik “Bohemian Rhapsody” të vitit 2018,  dedikuar i jetës së Freddie Mercury dhe grupit Queen.

Bohemian Rhapsody, ju kisha sugjeru me dëgju gjatë skijimit për ta ndje adrenalinën e shpejtësisë.

3. “Heroes”- David Bowie
”Heroes”, është një nga këngët ikonike të David Bowie teksti i së cilës u frymëzua nga ndodhitë e Muri të Berlinit, i cili ndante qytetin gjerman në dy pjesë. Bowie e shihte këtë ndarje si një simbol të ndarjes njerëzore dhe shtoi një element të thellë emocional në këngë.

“Heroes” përfaqëson një zhvillim në zhanrin muzikor të Bowie, e njohur si muzika alternative.

Filmimi në një ambient të hapur, pa skenografi të planifikuar më parë, ka bërë që ai të jetë një nga videoklipet më të thjeshtë dhe më të njohur të kohës së tij.

Çka e bënë të veçantë ”Heroes” është përdorimi i teknikës “Wall of Sound” për të krijuar një efekt zanor më të dendur dhe të pasur.
Hiti muzikor më i famshëm i Bowie-t, është shpallur si një nga këngët më me ndikim në historinë e muzikës rock.

Ja edhe një koment rreth këngës që e gjetem në YouTube: ”Nëse ndiheni ndonjëherë të trishtuar, thjesht mbani mend se bota është 4.543 miliardë vjeç dhe ju në një farë mënyre arritët të ekzistoni në të njëjtën kohë me David Bowie. RIP për njeriun më të lezetshëm që nuk do ta njoh kurrë”.

Heroes, ju kisha sugjeru me dëgju kur nuk keni motiv dhe kur ju duhet me gjetë veten nëse jeni konfuz.

4.”Billie Jean” e Michael Jackson
Billie Jean, është një këngë e pakrahasueshme që shquhet për kombinimin e ritmit të paharruar, tekstit të thellë dhe performancës së shkëlqyer të “Mbretit të Popit”.

Kjo këngë ka shënuar një epokë në muzikën pop dhe ka sjellë ndryshime inovative.

“Billie Jean” ka shënuar një ndryshim thelbësor në botën e videoklipeve. Për herë të parë, një artist solli një videoklip të animuar për një këngë, duke përdorur teknologji të avancuara të dëshmuara më vonë në fushën e efekteve speciale.

Teksti i këngës është një reflektim i presionit mediatik që Michael Jackson përballej gjatë karrierës së tij. Kënga sot njihet si himni i pavarësisë së njeriut dhe kundërshtimit ndaj llogaridhënies.

Billie Jean, ju sugjeroj me dëgju gjatë kohës kur jenu duke gatu sepse ndjenja që ta dhuron të lejon me eksperimentu me brum edhe me shije.

5.”Dancing in the Dark” e Bruce Springsteen
Dancing in the Dark, është një këngë e njohur e lansuar në vitin 1984 nga albumi i tij “Born in the U.S.A.”. Kjo këngë është një pjesë e pashmangshme e repertuarit të Springsteen dhe shquhet për ritmin e frymëzuar nga rock and roll-i dhe tekstet e thella.

Muzikisht, “Dancing in the Dark” karakterizohet nga një refren i kapshëm dhe një melodi që të bën për të kërcyer. Kënga konsiderohet si ”përfaqësuese” e zhanrit heartland rock.

Teksti i këngës reflekton ndjesitë e një personi që po përjeton një periudhë të vështirë në jetë dhe kërkon një lloj shpëtimi ose afërsie shpirtërore me dikë tjetër.

Kënga gjithashtu ka një aspekt autobiografik, pasi Springsteen shprehet mbi sfidat që ka hasur në industrinë muzikore.

”Dancing in the dark”, njësoj si fundi i titullit, ju kisha sugjeru me dëgju përgjatë ndonjë ecjeje natën thjeshtë duke vështru gjithçka përreth.