Live Stories from Prishtina

LIVE

19 Tetor, 2026

Ndërsa lëvizjet protestuese studentore fitojnë vrull në të gjithë Shqipërinë dhe pjesë të tjera të Evropës dhe shteti përgjigjet me dhunë dhe forcë kundër atyre që dalin në rrugë, ne donim të hidhnim një vështrim filmave që pikërisht tregojnë pse njerëzit protestojnë, çfarë të drejtash kanë protestuesit dhe çfarë ndodh kur pushteti përpiqet t’i heshtë, do të ju sugjeronim këta tre filma pët ta kuptuar më mirë

Selma (2014

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1965, në Alabama, ku afrikano-amerikanët përballeshin me diskriminim sistematik dhe pengesa të mëdha për ta ushtruar të drejtën e votës.

Edhe pse teorikisht kishin të drejtë të votonin, në praktikë shumë qytetarë zezakë pengoheshin të regjistroheshin si votues. Ata përballeshin me burokraci diskriminuese, frikësim dhe kërcënime.

Në këtë kontekst, Martin Luther King Jr. dhe aktivistë të tjerë mbështesin organizimin e një lëvizjeje për të drejtat e votës në qytetin Selma.

Qëllimi i protestave ishte që shteti të mos mund ta injoronte më një padrejtësi që prekte mijëra qytetarë.

Filmi është veçanërisht i vlefshëm nëse të intereson lidhja mes protestës, të drejtave kushtetuese dhe përgjegjësisë së shtetit.

 

The Trial of the Chicago 7

Ky film bazohet në gjyqin ndaj shtatë aktivistëve që u akuzuan pas protestave kundër Luftës së Vietnamit, gjatë Konventës Kombëtare Demokratike në Çikago më 1968.

Filmi trajton të drejtën për protestë, lirinë e shprehjes, trajtimin e protestuesve nga policia dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor.

Ajo që “Trail of Chicago” të bën të mendosh, është se kur protestuesit akuzohen për shkelje të ligjit, a po gjykohen vetëm veprimet e tyre apo edhe mesazhi politik që përfaqësojnë?

Film shumë i përshtatshëm nëse dëshiron të analizosh raportin mes protestuesve, policisë, drejtësisë dhe pushtetit politik.

 

The Battle of Algiers (1966)

Një film klasik që paraqet luftën e algjerianëve kundër sundimit kolonial francez gjatë viteve 1950. Ai njihet për stilin realist, që ngjan me pamjet dokumentare të ngjarjeve. 

Rezistenca ndaj shtypjes politike, reagimin e autoriteteve ndaj kundërshtimit dhe përshkallëzimi i konfliktit

Pse ky filma na duke i rëndësishëm për momentin është pasi e paraqet rezistencën si një proces të thjeshtë. Tregon tensionet, dhunën dhe dilemat morale që shfaqen kur një popull kërkon ndryshime rrënjësore.

Çfarë ndodh kur qytetarët mendojnë se rrugët institucionale nuk u japin mundësi për ndryshim dhe cilat janë pasojat e formave të ndryshme të rezistencës?

Disclaimer: Ky film nuk flet vetëm për protesta paqësore por e trajton edhe rezistencën e armatosur. Prandaj, është i dobishëm për të kuptuar dallimet mes protestës qytetare dhe kryengritjes.