A do ta ketë Benet Beci mandatin më të shkurtër se Safet Gjici?

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

5 Nëntor, 2024

Dyert e SPAK-ut janë hapur edhe për Kryebashkaikun e Shkodrës, Benet Beci.

Beci, po hetohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme dhe jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Mësohet se Benet Beci dyshohet për keqpërdorime në kohën kur ka qenë drejtor i KESH për disa vite.

Më herët, ai ka drejtuar edhe Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, teksa nuk dihet se në cilën prej këtyre detyrave ai ka kryer shkelje të cilat janë konstatuar nga prokurorët e posaçëm.

Mbremë Benet Beci ka patur edhe një reagim në rrjetet sociale, ku ironizon aludimet dhe thotë se do të zgjidhet President i Amerikës.

“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, shkroi Beci në Facebook.