Bota
6 Nëntor, 2024
Fitorja e Donald Trump, ka vënë në lëvizje shumë udhëheqës të shteteve evropiane.
Një takim urgjent do ta mbajnë qysh sot dy shtete të fuqishme evropiane, të cilat qysh në ditën e parë pas shpalljes së rezultateve preliminare, kanë planifikuar nje takim.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë bisedime sot më vonë.
Këtë e ka konfrimuar ministri francez i Mbrojtjes, duke e cilësuar si një takim të domosdoshëm, pas ndryshimeve ne administratën amerikane.
Kujtojmë që Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s, duke akuzuar anëtarët europianë se shpenzojnë shumë pak për mbrojtjen.
Edhe gjatë fushatës së tij elektorale ai ka thënë vazhdimisht se SHBA do të ndihmonte në mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s nga një sulm i ardhshëm nga Rusia vetëm nëse anëtarët europianë do të shpenzonin më shumë.