Live Stories from Prishtina

LIVE

4 Nëntor, 2024

Ndryshimet klimatike, po vazhdojnë të jenë prezente në gjithë rruzullin tokësor.

Derisa një pjesë e konsiderueshme e vendeve të Evropës janë përballur me shira të rrembyeshëm, një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Arabinë Saudite.

Reshje të mëdha shiu, kanë kapluar disa pjesë të Arabisë Saudite, por çka është më e çuditshme, një shtresë dëbore ka rënë në zonat e Al Jafa- së.

Zyrtarët në Departamentin Meteorologjik të Arabisë Saudite kanë paralajmëruar se ka mundësi për stuhi në shumicën e zonave të Al Jafa në ditët në vijim.

Reshjet e dendura të shoqëruara me sasi të mëdha breshëri kanë prekur pjesë të rajonit Al Jaffa që nga e mërkura e kaluar, ndërsa dje reshjet e borës mbuluan zonat malore.