Style / foto ilustrim: Vogue Singapore – Acielle/StyleduMonde
28 Qershor, 2026
Nëse vitet e fundit dominoi stili “quiet luxury” dhe minimalizmi, vera 2026 sjell një version më të pasuruar të elegancës mashkullore. Materialet natyrale, prerjet e gjera dhe ngjyrat neutrale vazhdojnë të jenë baza e garderobës, ndërsa detajet retro dhe teksturat e pasura e bëjnë çdo kombinim të duket i menduar pa u përpjekur shumë.
Ja cilat janë pjesët që po dominojnë këtë sezon
Asnjë garderobë verore nuk është e plotë pa një këmishë prej liri. E bardhë, bezhë, blu e hapur apo me vija, ajo vishet po aq lehtë me pantallona lino sa edhe me xhinse ose bermuda.
Ngjyrat kryesore që do t’i sugjeronim janë:
E bardha, krem (ngjyrë gjalpi), jeshile sherebele dhe blu qielli.

Harrojini pantallonat e shkurtra sportive, bermuda me prerje elegante, pak mbi gju, janë ndër trendet më të forta të verës 2026.
Kombinohen lehtësisht me: Bluza të thurura, këmisha prej liri, këpucët loafer (pa lidhëse) apo dhe boat shoes.

Maicat klasike të thuruara rikthehet në versionin më luksoz. Modelet me teksturë crochet ose knit janë zgjedhja e preferuar për darka verore dhe pushime.
Të preferueshme janë ngjyrat: kafe çokollate, blu marine, fildish dhe jeshile ulliri

Prerjet slim po lënë vend për silueta më të gjera, pantallonat lino me bel elastik ose me pala janë ndër blerjet më të mira të sezonit.
Duken perfekte me sandale lëkure, loafers, patika të thjeshta

Në vend të smart watch në çdo kombinim, këtë sezon rikthehen orët klasike me rrip lëkure ose metal minimalist.

Nëse fillimi i verës 2026 për meshkuj është diçka për t’u marrë parasysh, stilistët po i thjeshtojnë gjërat në gjuhën e tyre.

