Home
Kojshitë
LIVE
1 Nëntor, 2024
Veprimet korruptive në Shqipëri janë shtrirë edhe në sferën akademike. Një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Elbasanit.
Kësaj radhe efektivët e policisë, kanë ndaluar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen shtatë profesor të Shkencave të Edukimit.
Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për aferën korrupsion pasiv. Ndërkohë jozyrtarisht bëhet e ditur se profesorët janë pezulluar nga detyra.
Bëhet e ditur se prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast