Erion Veliaj bëhet gati për “shtëpinë e madhe” të SPAK-ut

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

8 Nëntor, 2024

SPAK me sy mbi Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj nën “dritën e reflektorëve” të drejtësisë

Në një kthesë dramatike, SPAK-u vendosi të ndalojë për pak punët dhe të hedhë sytë mbi një prej aktorëve kryesorë të skenës publike në Shqipëri, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Me një lëvizje që duket sikur e ka kapur qytetin në befasi, sipas një burimi të Alfapress.al, SPAK i konfiskoi Veliajt pasaportën dhe i vendosi një “detyrim”, atë të paraqitjes së rregullt para organeve të drejtësisë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, as nga ana e Bashkisë së Tiranës, as nga zyrtarë të Strukturave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.