Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Nëntor, 2024

Dashuria e re e sforcuar në mungesë të biskotave Plazma! Pse tradhtarët hajnë Plazma e patriotët Sempre?

Konsumatori që don m’u u ushqy shëndetshëm nuk han sheqerna hiç ose nëse shumë i bie sheqeri shkon me metodat qysh janë ushqy më herët; miell, arra dhe sherbet pra me ndonjë ballkavë ose sheqerpare. Në fund të fundit edhe me fruta bre, se edhe ato full sheqerna janë.

Fajin kryesor në këtë rast e kanë kompanitë e mëdha që i importojnë produkte serbe, rrjedhimisht shteti që e lejon importin e tyre, kur populli nuk dëshiron me i përdor.

Fëmija që është mësu me çel mëngjesin me biskota te lagura në qumësht, lehtë mësohet edhe me i zëvendësu me kornfleksa. (Çka dinë fëmija çka është Plazma 😛)

Ka kohë që kosovarët janë të shqetësuar për raftet bosh në sektorin e biskotave…kjo për shkak të mungesës së Plazmave. Arsyeja kryesore në mungesën e tyre fillimisht ka qenë vendosja e taksave, e pastaj edhe njëlloj mini-bojkoti nga patriotët.

Mungesa e tyre e detyroi lindjen e një dashurie të re, ndaj atyre vendore.

Ironikisht, përtej kufijve të Kosovës, shumë fëmijë shqiptarë që jetojnë në Angli as nuk kanë dëgjuar kurrë për Plazmën, kjo është edhe arsyeja pse ata jetojnë më shendetshëm.

Në vitin 2019, me blerjen e kompanisë Bambi nga Coca-Cola HBC për 260 milionë euro, Plazma përfundoi në duar të reja. Të ardhurat e Bambit për vitin 2018 arritën në 80 milionë euro, ku më shumë se dy të tretat erdhën nga Serbia dhe pjesa tjetër nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Por a përfshin kjo pjesë edhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Kosovën Lindore?

Djegia e fabrikës së Plazmes në qershor të 2024-ës, u ndje sikur ndonjë “katastrofë”, kishte goditur rezervat e ëmbëlsirave. Sot ato gjenden vetëm në disa dyqane të fshehta. 

Përkushtimi ndaj Plazmës është kthyer shpesh në temë humori në jetën e përditshme, me disa që thonë se kosovarët po e mbajnë industrinë e biskotave në “këmbë” me blerjet e tyre të pakursyera.

Ndoshta burimi i dashurisë për ata që preferojnë Plazmat, rrjedh nga dashuria për sheqerin.

Por a e tradhtojmë Kosovën nëse zgjedhim me hangër Plazma? Dhe a e dojnë më shumë Kosovën ata që hajnë Sempre?